• |
ide | kryesore

Rama na fton të kursejmë naftën: E diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duket se qeveria shqiptare ka vendosur që e diela e parë e çdo muaji të jetë një ditë pa makina në vendin tonë.

Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një video-postimi në Facebook, duke thënë se kjo futet në fuqi nga 3 prilli.

“Nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku. Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë. Fillojmë mënjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, shkruan Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *