• |
ide | kryesore

Europa po mendon të bllokojë gazin rus, Putini: Nga tani do të paguani me rubla

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendet të cilat nuk janë miqësore me Moskën do të duhet të blejnë  gazin rus me rubla, sipas BBC

Ai i ka dhënë bankës qendrore ruse një javë kohë për të gjetur një mënyrë për t’i konvertuar pagesat në rubla. Sipas Putin, ndryshimi do të prekë vetëm pagesat dhe se vendet do të vazhdojnë të furnizohen me gaz në përputhje me kontratat ekzistuese.

Ende nuk është e qartë se cili do të jetë ndikimi i këtij vendimi. Putin tha se ngrirja e aseteve ruse nga vendet perëndimore ka shkatërruar besimin dhe se ekonomia e vendit të tij është goditur rëndë nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

Sanksionet përfshijnë kufizimin e Rusisë në sistemet ndërkombëtare të pagesave.



2 Comments

  1. Europa po sakrifikohet ne emer te luftes ne Ukraine. Fillimisht me ndihmat ushtarake, ekonomike dhe pritjen e miliona ukrainasve, me pas me rritjen e buxheteve ushtarake dhe armatime te seicilit vend, sanksionet ne 4 paketa per Rusine, nderprerjen e furnizimit me gaz prej saj, etj.

    Tani per cdo dite palamentet europiane ndjekin liderin e madh Zelenski qe u kerkon me shume, te kufizojne qiejt, te japin ndihma, etj

    Nderkohe, Izraeli shpall nje lloj asnjanesie dhe angazhohet per te pranuar 1 milion cifute ruse e ukrainas, por se pari oligarket.

    Po keshtu edhe Britania, e cila dergon arme e kerkon angazhim me te madh te NATO-s, por nuk heq vizen per qytetaret ukrainas.

    Kjo tablo te jep te kuptosh se paslufta do te jete nje BE me e dobet dhe vulnerabel ndaj Amerikes dhe Britanise, ndersa kursi i nisur per ta forcuar Europen ekonomikisht dhe ushtarakisht si nje fuqi e madhe ne rendin e ri qe po shpaloset shtyhet per ne kalendat greke.

    Vete kontinenti europian do te ish nje fuqi e madhe, madje duke perfshire Rusine dhe Ukrainen, perpos Ballkanit, duke siguruar paqe per shume breza ne kontinentin plak plot vlera, histori e kulture.

  2. Nga psikopate dhe monstra SKITE si ky dhe nga kohe te veshtira si keto kane dale shpikjet dhe gjetjet e medha te njerezimit.
    DIkush provon nje motor me uje(ne Argjentine), makinat elektrike po dihen tashme….
    SHpresojme te rritja e prodhimit dhe shmangia e varesise nga nafta.

    NJEREZIMI KA JETUAR EDHE PA NAFTE NE MOTOR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *