• |
ide | kryesore

Ndihmoi tre shtetas të kalonin kufirin drejt Greqisë, arrestohet 52-vjeçari nga Mallakastra

-Instant, Arkiva, Lajme



Në Gjirokastër u arrestua A. B., 52 vjeç, banues në Mallakastër. Ky shtetas u ndalua pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në datën 22 mars 2022, Ditën e Sulltan Novruzit, ka ndihmuar tre shtetas të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme për në shtetin grek, kundrejt fitimit, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *