• |
ide | kryesore

Video/ “I thashë Moratës të më ruajë fanellën”: Vrioni gati për Spanjën, me mendjen te Juventusi

-Instant, Sport, Video



Dhjetë gola me Tirolin në Austri janë një kartvizitë e bukur që e ka rikthyer edhe njëherë Giacomo Vrionin në radhët e kombëtares. Sulmuesi këtë herë shpreson të mos ndahet më nga fanella kuqezi: “Objektivi i të gjithë lojtarëve është të bëhen pjesë e kombëtares. Siç thashë edhe më përpara, do bëj maksimumin çdo ditë te klubi im që të marr sërish ftesë tjetër – tha ai duke shtuar -. Ëndrra ime, të gjej golin e parë me kombëtaren. Shpresoj t’ia arrij, është ëndrra ime dhe mund të bëj të lumtur gjithë familjen time”.

E ardhmja është e paqartë për Vrionin që në fund të sezonit duhet të kthehet përsëri te Juventus. Dëshira e tij është të qendrojë bardhezi, por nëse jo, atëherë Serie A do të ishte e preferuar: “Nuk e di çfarë do të bëj, janë edhe dy muaj që të mbyllet sezoni. Është një periudhë e gjatë. Të shohim, nuk e di. Shpresoj të mbaroj sezonin duke shënuar më shumë gola dhe duke i dhënë një ndihmë ekipit të Tirolit ku jam tani. Mbaj kontakte te Juventusi me disa lojtarë, kam disa shokë aty. Sidomos me Moratan, me të cilin do të luajmë të shtunën. Nuk jemi ngacmuar, jemi profesionistë dhe kjo është puna jonë. I kam thënë vetëm të më ruajë fanellën, pasi është një djalë shumë i mirë dhe më ka ndihmuar shumë te Juventusi. Për mua është një nga sulmuesit më të fortë në botë”.

https://youtu.be/dWmRo1fpyEc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *