• |
ide | kryesore

Analiza e gazetarit të BBC: Sanksionet e perëndimit nuk po i bëjnë asgjë Rusisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Nick Beake, BBC News

Pavarësisht deklaratave që kumbuan në selinë e NATO-s për mbështetje ndaj Ukrainës dhe vendosmëri për të ndëshkuar Rusinë financiarisht, unë sapo pata një pasqyrë të qartë nga një zyrtar perëndimor që ishte brenda në takimin e liderëve të aleancës.

Me sa duket, asnjë lider i NATO nuk mundi të jepte ndonjë të dhënë se sanksionet kishin filluar të ndryshonin mendjen e Putinit ose të ndikonin në sjelljen e tij për luftën kundër Ukrainës.

Strategjia e NATO-s po mbështetet tani te furnizimi i ukrainasve me armë, ndërkohë që po presin efektin e sanksioneve të paprecedenta financiare të vendosura ndaj Rusisë ta bindin atë të ndalojë sulmin ndaj fqinjit.

Por për miliona ukrainas, – të zhvendosur nga lufta dhe duke fjetur në bunkerë për një muaj – kjo është pritja më e tmerrshme. Më shumë civilë do të vdesin teksa lufta vazhdon.

Liderët e NATO-s këmbëngulin publikisht dhe në prapaskenë se po bëjnë gjithçka që munden për të armatosur Ukrainën, duke mos e përshkallëzuar konfliktin ose duke mos u përfshirë drejtpërdrejt – gjë që thonë ata, mund të ketë pasoja të tmerrshme.

Më kujtohet familja e re që takova saktësisht një muaj më parë, në rrugët e Kievit në strehën e një stacioni metroje menjëherë pasi Rusia kishte nisur sulmin e saj. Aleksandri duke përqafuar djalin e tij të vogël më pyeti: “Kur do të na ndihmojë NATO?”

Shumë ukrainas duan shumë më tepër mbështetje nga miqtë e tyre të fuqishëm perëndimorë, dhe ata e duan atë tani. ©LAPSI.al



9 Comments

    1. A do i mbylle Biden skandalet e te birit ne Rusi me kete luften qe po na hap neper evrope?
      Keta pashallaret ja vene flaken botes per te mbrojtur bythen.
      Po ky Zelenski qe nga na i ben selfiet se nje dite thote dua paqe nje dite dua arme?

  1. Sanksionet e perendimit jane karlliku me i madh qe bene. Deshen te ja bejne jeten mizerje ruseve por po ju ndodh bumerang- po ja nxijne jeten qytetareve europiane dhe amerikane. 9$ galloni i benzines ne Amerike qe nuk ka bere vaki kurre. Kush u sanksionua ne kete rast, rusi qe vazhdon e ble benzinen 50 cent apo amerikani qe nga 2.4$ galloni e blen 9$ tani?
    Kukullat liberalo majtiste qe qeverisin Ameriken dhe EU se kuptojne se i nxjerrin syte vetes ( e dine por s’ju rrihet) kur do ti vesh sanksione nje vendi qe prodhon 40% te miellit e gazit boteror. Ah po, ja bene rrup sup Rusise i terhoqen McDonald’et,😂, duke u bere prape nder qe mos hane ushimin me te pashendetshem dhe me vari karin ne bote😀.
    Nejse, kjo eshte nje lufte e klubit te cifuteve kunder kondrapetalit Putin. Te pakten Putini po na blen pak kohe per Great Reset-in e famshem.

  2. Sanksionet dhe kjo lufte jane deshmi e deshtimit te plote te globalizmit, tregetise se lire, e perralla qe bene boten corbe.
    Ato treguan se jane nul kur vendos politika, qeverite apo lobet e luftes qe duan te lire vetem tregetine e armeve.

  3. Rusia do shkaterroj kellirat e botes.Kur nato kjo kryeqelbesir te shkaterrohet popujt do fillojn te marin fryme lirisht. ndaj shejtanerit globaliste mafjoze jane terbuar.

  4. SEPSE PUTINI NUK ESHTE KUKULL E VENDOSUR NGA PERENDIMI
    KETIJ TRAPIT TONE DO TI SHKRUAJE ‘VASAL’ KE PLLAKA E VORRIT

  5. SEPSE PUTINI NUK ESHTE KUKULL E VENDOSUR NGA PERENDIMI
    KETIJ TRAPIT TONE DO TI SHKRUAJE ‘VASAL’ KE PLLAKA E VORRIT >>>>

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *