• |
ide | kryesore

“Do të tërhiqet si Basha?”/ Berisha: Me blofin nuk mund të luhet, jemi gati për bisedime me të gjithë demokratët

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish kryeministri Sali Berisha ka mohuar edhe njëherë tërheqjen e tij nga gara për në krye të PD. Në një deklaratë për mediat në oborrin e Parlamentit, Berisha tha se grupi parlamentar është institucion i plotë operativ në PD ku mund të zhvillohet debati për bashkimin.

“Unë po takoj dhe një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë. Po takoj kryetarë që deri dje kanë qenë në takimin që patën me Bashën. Antëarësia dhe të gjithë janë me 6 marsin. Largimi im? Me bllof nuk luhet, me atë luan vetëm një dyshe që kalon nga një studio në tjetër. Grupi parlamentar të mblidhet, kemi një, nuk kemi dy.”, tha Berisha.

 



3 Comments

  1. Në listat e zgjedhësve të 6 bashkive ku u votua ishin 655 mijëzgjedhës, por vetëm 360 mijë afërsisht banojnë në Shqipëri (të tjerët janë në emigracion). Dhe nga ata 360 mijë që banojnë në Shqipëri vetëm 63 mijë votuan për kandidatët e Berishës (të përkrahur edhe nga LSI e PDK). Me fjalë të tjera, vetëm 17.5% e banorëve të rritur të 6 bashkive iu përgjigjën thirjeve të zjarrta të Berishës për të votuar kandidatët e përkrahur fuqimisht prej tij.

  2. ti je nje kadaver qe bije ere te ndyre o non grata dhe vjen kot si pordha neper breke Askush nuk do merret me ty dhe PeDen dhe po u bere kryetar i saj Kete ta ka bere te qarte Amerika nepermjet zj Juri Kim

  3. “diktatura komuniste” u përmbys qysh në dhjetor 1990 kur u lejua pluralizmi politik (sistemi kapitalist); se në 22 mars 1992 shqiptarët e votuan në shumicë PD-në për shkak të rrethanave historike dhe, mbi të gjitha, se nuk e njihnin; se vetëm katër muaj më vonë (sapo filluan ta njohin) shqiptarët e nxorën atë në opozitë; se duke zgjedhur PD-në e drejtuar nga një “minues i demokracisë dhe i korruptuar i madh” nuk ishte e mundur që shqiptarët të kishin fituar demokracinë; se demokracia nuk është parti politike dhe as pushtet i një partie, cilado qoftë ajo; se një parti politike që për 30 vjet nuk ka fituar asnjëherë 50% të votave dhe ka humbur në mënyrë spektakolare, edhe kur ka qenë vetë në pushtet, nuk është e mundur të jetë “shpresa e vetme e shqiptarëve”, etj.etj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *