• |
ide | kryesore

Nga jetim, në oligark/ Kush tentoi ta helmonte Roman Abramovich

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ai mbeti jetim në moshën 3-vjeçare, por më pas u bë një nga njerëzit më të pasur në botë. Lidhjet e Roman Abramovich me Vladimir Putin i kanë zbehur reputacionin atij dhe bizneseve që zotëron kohët e fundit. Tashmë edhe një lajm për tentativën e helmimit të tij gjatë bisedimeve për paqe në Ukrainë.

Po kush është ai?

Roman Arkadyevich Abramovich lindi në Saratov në Rusinë jugperëndimore, disa qindra milje nga kufiri me Ukrainën, në vitin 1966. Nëna e tij, Irina, vdiq nga helmimi i gjakut kur ai ishte 1 vjeç. Edhe babai i tij vdiq 2 vjet më vonë pas një aksidenti me një vinç ndërtimi.

Pas kësaj, Abramovich u rrit nga të afërmit, duke kaluar kohë në Komi, në Rusinë veriperëndimore, ku paratë ishin të pakta dhe temperaturat mjaft të ulëta gjatë dimrit.

Ai la shkollën në moshën 16-vjeçare, punoi si mekanik dhe shërbeu në Ushtrinë e Kuqe përpara se të shiste lodra plastike në Moskë. Më pas nisi të shiste parfumet dhe deodorantë duke ngritur pasurinë e tij.

Hapin e madh e bëri kur vendi drejtohej nga Mikhail Gorbachev që u dha më shumë hapësirë sipërmarrësve duke rritur të ardhurat. Me ardhjen e Vladimir Putin në pushtet u bë një nga aleatët e tij dhe më pas historia dihet.

Kush tentoi ta helmojë?

Ish-pronari i Chelsea dhe dy negociatorë ukrainas të paqes kanë pas simptoma të helmimit, pas një takimi në Kiev. Ngjarja është e veshur nga misteri. Mbrëmjen e 3 marsit, ata u takuan në Kiev, pikërisht në zemër të territorit ukrainas. Më vonë atë mbrëmje, 3 prej tyre patën shqetësime.

Ata kishin lëkurë të përflakur, sy të irrituar dhe dhimbje të forta pas tyre. Simptomat zgjatën gjithë natën. Asnjë prej tyre nuk kishte ngrënë asgjë më shumë sesa çokollata dhe ujë. Specialistët e armëve kimike kanë shqyrtuar këtë rast dhe kanë arritur në përfundimin se besojnë se ishte i qëllimshëm. Por askush nuk e ka idenë se kush e bëri këtë.

Nuk ka ende asnjë marrje përgjegjësie. Janë të shumtë që besojnë se kjo mund të jetë dora e GRU, shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë, të cilët britanikët e kanë bërë përgjegjës për helmimin më Novichok në rastin e Salisbury. Edhe nga pala ruse nuk ka asnjë fjalë se kush qëndron pas kësaj. Dikush, me sa duket, deshi të dërgonte një paralajmërim për ata që marrin pjesë në bisedimet e paqes. Kjo nuk ishte një dozë vdekjeprurëse, por ishte një paralajmërim. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Oligarket ruse, perfshire Abramovich dhe perjashtuar pak te tjere, jane hebrenj rus. Pasurimi i tyre jo rastesisht filloi me Jelcinin, i cili kishte po kete origine.

    Kjo spjegon faktin qe ne 30 vjet jo vetem kane shtuar me ritme te shpejta pasurine, por edhe kane lidhje solide me perendimin, sidomos ne Britani, Gjermani, France, pa lene menjane vende me te vogla, si Belgjike, Spanje, Portugali, Luksenburg e Holanda, qe kane sherbyer per larjen e parave.

    Fakti qe Abramovich apo Davidi ne anen e Ukraines jane aktive per bisedimet per paqe tregon peshen e tyre politike ne Rusi dhe Ukraine.

    Gjithsesi nder emrat me i permendur per sanksione ne Perendim ka qene Abramovich, qendrimi ndaj te cilit filloi me buje ne Britani dhe jahti aq i perfolur u end deri sa shkoi ne Turqi, por jo ne Izrael.

  2. Antisemitizmi u perdor nga Putini per te hequr qafe ato qe i hapen probleme si Khodorkovsky e Berezovsky , nderkohe qe ndan leket me Abramovic-in e cifute te tjere te pasur por pa pretendime politike. E vetmja trajektore konsistente e Putinit qe nga fillimi i karrieres eshte korrupsioni dhe burgosja ose helmimi i kundershtareve politike. Gjithsesi, cifutet vazhdojne bejne gabimin historik duke menduar qe leket dhe intelektualizmi bashkuar me mos-ambicien do i mbajne larg telasheve.

  3. Legjenda si gjithnje, Putini ka ndermjetes oligarket hebrenj se nena e vertete e tij ishte hebreje gjeorgjiane, Vera.

    Kjo loje e viktimizimit ka marre fund se i ka dale boja ne Palestine e ne Lindjen e Mesme.

    Ne Shqiperi nuk ka antisemitizem dhe as mendohet te kete, por nuk kemi pare kurre mirenjohjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *