• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Lushnje/ Makina përplas motorin, 50-vjeçari humb jetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjës.

Sipas njoftimit të policisë automjetin tip “Benz” është përplasur me motorin me drejtues 50-vjeçarin T. Z.

Personi në fjalë, banues në Savër, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.

Detaje nga policia: 

Sot rreth orës 16:30, në fshatin Stan Karbunarë, Lushnjë, shtetasi A. V., 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 50 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *