• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, Gjermania nis planin për mungesë të mundshme të gazit

-Instant, Lajme, Planet



Gjermania ka nisur planin e emergjencës për një mungesë të mundshme gazi, pas sanksioneve të rënda që Perëndimi i ka vënë Rusisë si ndëshkim për hyrjen e ushtrisë ruse në Ukrainë, që prej 24 shkurtit.

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Politikës Klimatike, Robert Habeck tha sot se Gjermania është furur në fazën e paralajmërimit të planit të emergjencës për një mungesë të mundshme të gazit natyror.

Ministri gjerman theksoi se aktualisht nuk ka asnjë problem me furnizimin me gaz natyror.

“Megjithatë, ne duhet të rrisim masat paraprake në mënyrë që të jemi të përgatitur në rast të përshkallëzimit të situatës nga ana e Rusisë”, tha ministri.

Ku është niveli i parë nga tre nivelet në total të planit të emergjencës , i cili nuk parashikon kufizime për disponueshmërinë e gazit dhe është një masë thjesht parandaluese, megjithatë, Robert Hube u bëri thirrje konsumatorëve individëve dhe bizneseve të bëjnë ” sa më shumë të jetë e mundur ” ekonomi në përdorimin e gazit.

“Çdo kilovat orë që kursejmë ndihmon,” tha ai, duke shtuar se “qeveria gjermane po bën gjithçka që është e mundur që të garantojë sigurinë e furnizimit për vendin”, duke thënë se Komisioni Evropian është informuar tashmë për planin e emergjencës.

Lidhur me kërkesën e Rusisë që me gaz të paguhet në rubla , Habeck theksoi se Gjermania ishte e përgatitur dhe “nuk do të pranonte asnjë shkelje të kontratës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *