• |
ide | kryesore

E rëndë në Elbasan/ Arrestohet 44-vjeçari, kërcënoi gruan se do e vriste me armë zjarri

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Elbasan. Nga policia mësohet se një 44-vjeçar është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj. Në cilësinë e provës blutë kanë sekuesturar edhe një armë zjarri automatik.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja M. P. se bashkëshorti i saj e dhunonte dhe e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi ky shtetas e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit L. P., 44 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia.

 



1 Comment

  1. MESONI PER PSIKOPATINE QE TE SHMANGNI MARTESEN ME PSIKOPATET
    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *