• |
ide | kryesore

I dhanë ndihmë të shumë kërkuarit Nuredin Dumani/ Në pranga e dashura nga Kosova dhe 4 të tjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, 5 persona të tjerë janë vënë në pranga. Mes të prangosurve janë 2 mjekët: Julian Malaj, Bledi Bërdalli dhe ndihmës mjeku Ermal Gjeci. Ata janë punonjës të spitalit të Fierit dhe u arrestuan me urdhër të policisë së Elbasanit pasi dyshohet se kanë mjekuar 35-vjeçarin Nuredin Dumanin në shtëpi dhe nuk e kanë kallëzuar ngjarjen.

Në pranga ka rënë edhe e dashura 20-vjeçare e Nuredin Dumanit Mirjetë Hajdini, e cila akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë i arrestuar është edhe Henrik Hoxha, për veprat penale  “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nuredin Dumani mbeti i plagosur të martën pas një atentati me armë në Papër të Elbasanit. Policia e arrestoi atë disa orë më pas në një apartament në lagjen Apollonia të Fierit, të cilën kishte pak kohë që e kishte marrë me qira.



2 Comments

  1. Si shoferi i gjykates u be oficer i policise gjyqsore Tirane ndersa gruaja gjygjtare ne Lushnje thotë:

    Si te benin mjeket nese i kane kercenuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *