• |
ide | kryesore

Zoë Kravitz kritikohet pas komentit për shuplakën e Will Smith në Oscars

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur , Zoë Kravitz është përballur me kritika të shumta pas reagimit të saj ndaj incidentit të ndodhur mes Will Smith dhe Chris Rock.

Përmes rrjetit të saj social, Zoë publikoi disa foto të veshjes së saj me mbishkrimin : “Këtu jam unë gjatë eventit ku mesa duket është normale të godasim njerëzit në skenë( referuar shuplakës që Will i dha komedianit pas shakasë që ai bëri për Jaden Pinkett).Mirëpo ky koment i saj nuk është mirëpritur mirë nga disa ndjekës të cilët e kanë quajtur ‘hipokrite’ pasi dhe ajo ka bërë gabime kundrejt  familjes Smith. Përdoruesit përmendën disa deklarata të saj ndaj djalit 23 vjecar  të aktorit , Jaden.

“Ja, Zoe Kravitz duke iu referuar një 16-vjeçaru Jaden Smith si :’dashurinë e jetës së saj’ dhe duke shprehur se ajo ‘e do atë’ ndërkohë që atëherë ajo ishte  26 vjec dhe ai 16” shkroi një person duke rishfaqur një klip të Kravitz duke u intervistuar nga Extra në tapetin e kuq.

“Zoe kravitz është një ngacmuese seksuale” argumentoi njëjetër, duke ndarë një artikull ku ajo bënte shaka se kishte ndjenja për Jaden.

“Zoe Kravitz është shembulli i përsosur për të mësuar të mos ndërhysh në punët e tjetrit “, shkroi dikush tjetër.

Will, i cili fitoi çmimin aktori më i mirë për rolin e tij në “King Richard” – më vonë i kërkoi falje Rock-ut, i cili thuhet se nuk do të ngrejë akuza./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *