• |
ide | kryesore

U arrestua me të shumë kërkuarin, lihet e lirë e dashura e Numanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën detyrim paraqitje për të dashurën e Nuredin Dumanit, një 20-vjeçare me origjinë nga Kosova, e cila ka dëshmuar në polici se nuk ishte në dijeni të së shkuarës së tij të errët. Mirjetë Hajdini ka zbuluar se Dumani i është paraqitur me identitet tjetër, dhe kur e pyeste për armën që kishte me vete, ai i thoshtë se nuk duhet ta pyeste pasi ‘ishte e vogë, dhe nuk ishte punë për të’.

Ajo tregon se ata janë takuar fillimisht në lokal, dhe më pas Dumani ka shkuar në familjen e saj duke u prezantuar me prindërit. Ndërkohë Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Henrik Hoxhajn, i cili dyshohet se ishte ushtar i Dumanit, dhe në momentin e arrestimit iu gjet me vete armë.

Sakaq në Gjykatë vijon ende seanca ku do të jepet masa e sigurisë  dhe për mjekët që mjekuan Dumanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *