• |
ide | kryesore

Detajet rrëqethëse/ Si u zbulua se i riu nuk kishte vdekur si pasojë e aksidentit, por ishte ekzekutuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person rreth 35 vjeç ka mbetur i vrarë gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Fillimisht policia dyshoi se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i tij është gjetur i shtrirë në rrugë.

Por, teksa ka inspektuar gëzhojat, ka dalë në përfundimin se ndaj tij është bërë atentat.

Lexo më tej: Vrasja në rrugën Tiranë-Durrës, policia zbulon detajet e fundit 

Ndaj makinës të viktimës, ende i paidentifikuar, është qëlluar nga një makinë tjetër i cili ishte në lëvizje.

Mësohet se ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, derisa automjeti tip Land Rover është përplasur me bordurën.Viktima ishte duke udhëtuar vetëm në makinën tip fouristradë.

Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se makina e viktimës ka targat AB 998 AS.

 



1 Comment

  1. bravo gazetares, e gjeti targen. Na cajne bolen cdo darke neper emisione me llogje kafeneshe sot e paskan ndritur duke gjetur targen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *