• |
ide | kryesore

Camilla Cabello rrëfen përvojën me paparacët : Ndihesha e trishtuar

-Instant, F1, Paparazzi



Camila Cabello ka shprehur së fundmi mendimet e saj për kulturën e paparacëve.

Të shtunën, ish-anëtarja e Fifth Harmony ndau zhgënjimet sesi fotografimi i vazhdueshëm pa pëlqimin e saj ka ndikuar negativisht në vlerësimin ndaj vetes. Cabello, e nisi postimin e saj në Instagram duke thënë se gjithmonë do të fotografohej sa herë që shkonte në “këtë klub plazhi në Miami”.

“Dijeni se sa herë paparacët më fotografojnë me bikini, ndihem super e prekshme dhe e papërgatitur”, ka shkruar ajo. “Kam veshur bikini që ishin shumë të vogla dhe nuk i kushtova vëmendje pamjes time, më pas pashë foto në internet dhe komente dhe u mërzita shumë.”

Kur situata filloi ta prekte atë personalisht, Cabello tha se do t’i kujtonte vetes se ishin “mendimet e kulturës dhe jo të miat”.

“Një kulturë që është mësuar aq shumë me një imazh se si duket trupi i një gruaje ‘të shëndetshme’ nuk është plotësisht reale për shumë gra,” vazhdoi ajo. “Photoshop, ushqimi kufizues, mbi ushtrimet dhe zgjedhja e këndeve që formojnë, kur marrim frymë thellë, kur hamë një vakt, kur lejojmë që dallgët të përleshen rreth nesh.”

Këngëtarja e “Havana” më pas pranoi se ajo është “një grua beqare në të 20-at e saj”, dhe dëshiron të “ndihet sikur dukem “mirë”. “Prandaj, përpara një daljeje të fundit në plazh gjatë fundjavës, Camilla zbuloi se u përgatit duke veshur bikini të reja, duke vendosur shkëlqyes buzësh dhe “nuk hëngri asgjë shumë të rëndë” sepse e dinte se udhëtimi i saj në oqean do të ishte “në thelb një fotosesion i tërë”.

Cabello theksoi në postim se dëshironte të diskutonte këtë temë për shkak të preferencës së shoqërisë për t’u fokusuar në pamjen e jashtme mbi gjendjen e shëndetit mendor.

“Çfarë është shëndeti nëse jeni kaq të fiksuar në pamjen e trupit tuaj, saqë shëndeti juaj mendor vuan dhe nuk mund të shijoni jetën tuaj?””Për kë po përpiqem të dukem tërheqëse dhe a jam tërheqëse edhe për veten time nëse nuk mund të lirohem, të pushoj, të argëtohem dhe të jem lozonjare në një ditë të bukur në plazh?përfundoi artistja. /Lapsi.al

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *