• |
ide | kryesore

Me shpejtësi dhe pa kaskë mbrojtëse/ Drejtuesi humb kontrollin e motoçikletës, babë e bir përfundojnë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë lëndimin e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Çermë e Sipërme të Lushnjës. Mësohet se atë e bir kanë mbetur të plagosur,  pasi motori me të cilin po udhëtonin ka humbur kontrollin. Të plagosurit janë Leonard Vrapi 44 vjeç dhe djali i tij Alesio Vrapi 12 vjeç, të cilët kanë marrë lëndime të shumta në trup si pasojë e përplasjes.

Mungesa e kaskës mbrojtëse është bërë shkak i plagëve të rënda që kanë marrë. Sipas të dhënave paraprake nga ekspertët, shpejtësia e lartë me të cilën po drejtonte motorin shoferi ka bërë që të humbasë kontrollin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *