• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktorja e ‘Toy Story’

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Estelle Harris ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i saj për ‘Us Weekly’ i cili zbuloi se aktorja vdiq nga shkaqe natyrale.

“Me keqardhjen dhe pikëllim të madh ju njoftoj se Estelle Harris ndërroi jetë sot, duke lënë një bashllëk në zemrën time shumë të thellë për t’u përshkruar”, tha djali i saj Glen Harris në një deklaratë të dielën, 3 prill. “Mirësjellja e saj, pasioni, ndjeshmëria, humori, dhe dashuria ishin praktikisht të pakrahasueshme dhe ajo do t’i mungojë tmerrësisht të gjithë atyre që e njohën.”

Estelle luajti Estelle Costanza në 27 episode të Seinfeld midis 1992 dhe 1998. Personazhi i saj ishte nëna e George Costanza (luajtur nga Jason Alexander).

“Një nga njerëzit e mi të preferuar ka ndërruar jetë – mamaja ime televizive, Estelle Harris”, shkroi në Twitter aktori i Pretty Woman, . “Gëzimi për të luajtur me të dhe për të shijuar të qeshurën e saj të lavdishme ishte një kënaqësi. Të adhuroj, Estelle. Dashuri për familjen tuaj. Qetësi tani dhe gjithmonë.”

Estelle më vonë luajti rolin e Zonjës Potato Head në  Toy Story, duke ripërsëritur personazhin për herë të fundit në Toy Story 4 të vitit 2019. Ajo është shfaqur gjithashtu në episodet e Futurama, Curb Your Enthusiasm, The Suite Life of Zack & Cody, iCarly, ER, Mind of Mencia, Sabrina Teenage Witch, Godzilla: The Series dhe Living Single./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *