• |
ide | kryesore

Kërcet arma në Sauk. 39-vjeçari përfundon i plagosur tek Trauma

Arkiva, Lajme, Të fundit
Pogradec



Policia e Tiranës bën me dije se një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.

Sipas bluve, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.

Mësohet se sherri që ka degraduar me përdorimin e armës së zjarrit ka ndodhur në një lokal nate.

Detaje nga policia: 

Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *