• |
ide | kryesore

Tiki Taka apo Jinga, Brazili do Guardiolën në pankinë: kontratë 4 vjeçare pas Botërorit në Katar

-Instant, F1, Sport



Pep Guardiola është njeriu i zgjedhur nga Federata Braziliane e Futbollit për të marrë drejtimin e Brazilit pas Kupës së Botës në Katar, duke marrë vendin e Tite. Zërat qarkullojnë prej disa kohësh në botën e futbollit, por janë rihapur pas zgjedhjes së presidentit të ri federal, Ednaldo Rodrigues, i cili dëshiron të synojë fort për një trajner të huaj të nivelit botëror. Me kontratën e tij që skadon në 2023 me Manchester City, Guardiola është një profil perfekt për Brazilin.

Dëshirën për të provuar një përvojë si trajner kombëtare në karrierë Guardiola nuk e ka mohuar asnjëherë, por Marca shkon edhe më tej, duke cituar edhe detajet e ofertës së supozuar që vjen nga Brazili: Kontratë 4-vjeçare, deri në Botërorin SHBA-Kanada-Meksikë në 2026, me 12 milionë euro neto në sezon. Dhjetë më pak se pagesa aktual me Citizens, por me një impenjim efektiv, gjithashtu të reduktuar.

Gushtin e kaluar Guardiola ishte i qartë: “Nëse ka një shans, hapi im i ardhshëm në karrierë do të jetë të drejtoj një ekip kombëtar. Pas kaq shumë vitesh te City kam nevojë për një pushim. Më duhet të ndalem, të shikoj dhe të mësoj dhe ndoshta puna me një Kombëtare është rruga që mund të marr”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *