• |
ide | kryesore

Drejtësia nën presion? Rama nuhat tradhëtinë nga prokurorët e SPAK

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Për herë të parë në Kongresin e Partisë Socialiste, ndaj prokurorëve të SPAK u përdor një gjuhë kërcënuese me mesazhe paralajmëruese, në lidhje me arrestimet në radhët e qeverisë për aferën e inceneratorëve. U duk sikur Rama do t’i përmbahej devizës, se arrestimet e vartësve të tij tregojnë se drejtësia po funksionon dhe se Partia Socialiste nuk do të ofrojë shërbime avokatie për askënd që shkel ligjin.

“Mos u çuditsni nëse më shihni mua ndonjë ditë te dera e SPAK me ndonjë nga kta që dua të mbroj unë” tha ai në Kongres, duke treguar se kishte ende besim tek drejtësia e re.

Por fill pas kësaj iu drejtua prokurorëve të SPAK me një gjuhë tjetër, ku nuk mungoi presioni që i kërkoi goditje edhe në radhët e opozitës. U kërkoi prokurorëve t’i japin përgjigje pohimit të SHBA, që kur shpallën non grata Sali Berishën e akuzuan për korrupsion madhor.

“Se ajo deklaratë për ata që kuptojnë një gram nga pesha e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA është gur në qafën e Shqipërisë dhe SPAK duhet t’ia heqë këtë gur nga qafa “ka bazë, s’ka bazë” tha Rama, që e elaboroi kërkesën për goditjen e Berishës edhe në konferencën me gazetarët.

“Kuçedra e korrupsionit duhet goditur në kokë, jo në qafë e në bisht. Nëse duan ta dinë se ku është koka, jam gati të shkoj e t’ua tregoj atje prokurorëve të SPAK-ut” u shpreh, ndërsa kujtoi të vrarët e 21 Janarit dhe shpërthimin e Gërdecit.

Porosia për hetimin e Berishës ishte vetëm njëra anë e medaljes.

Ana tjetër qe pakënaqësia për arrestimet e njëpasnjëshme në radhët e socialistëve. Përmendi dënimin me 10 muaj burg të zv.ministres së brendshme Rovena Voda për një arkë peshk, gjithnjë duke shigjetuar prokurorët e SPAK.

“Faj nuk kanë ata që thonë “Ore ca dreqin bëhet kështu?”, kthehem tani tea to 10 muaj burg për një arkë peshk për një punësim që nuk u bë, ndërsa janë me dhjetëra të vrarët nga politikanë që kanë emra, pa llogaritur vjedhje kolosale që vetëm SPAK nuk i di, burgoset një grua për 10 kile peshk” tha Rama duke sulmuar vendimin për zv.ministren Rovena Voda.
Rama tha se socialistët “po hahen në shpinë” nga SPAK, pasi

“Dhëntë zoti që mbështetja jonë pa kushte, që nuk ka bërë vaki në 30 vjet që një shumicë kaq e fortë sa ç’jemi ne mos hapi gojën fare as në nivelin më të lartë, as në nivelet e tjera, për asnjë lloj vendimi duke e mbështetur symbyllur drejtësisë, sepse për këtë punë e kemi bërë reformën, se nuk jemi duke kontestuar asgjë nga proceset e hapura ndaj njerëzve të lidhur me këtë familje politike, dhëntë zoti të mos e lexojnë si dobësi prokurorët e SPAK-ut” tha Rama.

Shigjetimet ndaj prokurorëve të SPAK rikthejnë edhe një herë retorikën para vetingut, kur gjyqtarët dhe prokurorët ishin në shënjestër të mazhorancës.

Por ajo që kryeministri Rama nuk e përmendi ishte shqetësimi real nga i buron pakënaqësia për SPAK.

Muajt e fundit, ka ndodhur burgosja e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që tanimë është mbyllur në qelitë e burgut të Fierit. Ka ndodhur arrestimi i ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe deputetit të PS, Alqi Bllako për inceneratorët. Goditjet ish-ministrave dhe deputetëve nga SPAK kanë vënë në vështirësi mazhorancën dhe kanë shkuar tashmë në nivel politik. Por hetimet ende vazhdojnë.

Nën akuzë nga opozita, për aferën e inceneratorëve, janë sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiaku Erion Veliaj apo zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

A ka nuhatur Rama se ndonjë prej bashkëpuntorëve të tij të ngushtë është afër arrestimit?

Ky është shpjegimi më i logjikshëm i një reagimi të befasishëm nga ana e kryeministrit, i cili po konteston drejtësinë që e projektoi, e votoi dhe e ngriti vetë. Pas 25 Prillit, gjithnjë pati premtuar se nuk do të mbrojë askënd nga goditjet e SPAK. Sot ka shkelur mbi fjalët e tij dhe ka dalë zbuluar, duke paralajmëruar prokurorët. Mbetet për t’u parë nëse prokurorët do ta hanë presionin./Lapsi.al



35 Comments

  1. E KA KUPTUAR SE E KA TEPRUAR TEJ MASE ME VJEDHJET GALOPANTE DHE HASHIQARE DHE TANI PO JA NIN BYTHA LAGESHTIREN .

    1. TI DHE MADAME LIMDA DuHET TE ShKONI TE PARET NE BuRG!!!!🤮🤮🤮 thotë:

      Kau kur pellet ben muuuu Ky sot ka pellitiur aq shume sa u corr nga furi!!!I gjori e din se e pret litari per te dy burre e grua ne qofshin ashtu se dushoj!!!!Kot nuk e quajne tani Ramashtejn dhe Linden Mafame sic duket e kane nuhatur cfare i pret prandaj pelliti gjithe diten Muuuuii!!Po ty Po te vjen litari dhe Madames Mos na bej te Ndershmin te vuajturin heroin se populli te njeh mire Bertet per hajdutet qe ke rrotull por. Qe ti je kryehajdut me i madh I Ballkanit!!!Flet ti per 21 Janarin qe ti e organizove dhe TI i vrave bashke me Madamen qe te vinit ne pushtet me DHUNE por kur ka njerez dele ….

  2. RAMA TRADHETINE E KA NGA BRENDA SE NGA SPAKU DIHET QE NJE DITE DO TA DENOJE KETE SUPERHAJDUT . KETIJ NUK I DEL INATI ME TE VETET SEPSE SEJCILI TANI PO MBRON NYTHEN E VETE .
    ME SHUME RAMA E KA ME HARIXHIUN E GJIROKASTRES QE E KA SHIT TEK MONALIZA . TANI KET KJO QEVERI SUPERHAJDUTESH KA ARDH TEK PROVERBI: SECILI PER VETE ZOTI PER TE GJITHE . KUSH TA HAJ E TA HAJE , KUSH TREGOHET ME FINOKU FITON . POR EDHE KETU BESOJ SE KA PER TE FITUAR PERSERI RAMA SE KY KUR NDJEN ERE TRADHETIE E BEN VETE I PARI SEPSE E KA EDHE NE GEN . KA PER TI DHENE SPAKUT HARIXHIUN , AGAÇIN DHE NDONJE KRYETAR BASHKIE DHE VETE DO DALE I LARE . POR HARRON SE GJITHNJE KA PER TE ARDHUR ERA SHIT .

  3. Tani e kuptova pse ky po shan putinin. Ja ka ziline putinit se potini ka nenshtruar ushtrine,policine, KGB , opoziten e ka vrare dhe futur ne burg ,ka nje cante te zeze qe ndez fitilin berthamor,ka nje armatim,qe shkateron gjithe planetin,ndersa rama vertet ka ne dore te gjitha pushtetet,po vret pret opoziten popullin po i mer shtepite pronat,po i perze nga vendi,po ska ushtrine dhe armatimin e putinit,ska canten e zeze si te putinit qe e mban kudo ku vete edhe ne hale [ndersa dhe nje cante te zeze qe ndodhet ne shqiperi e mban taku ]E tha qe putini 1 meter dhe rama 2 meter dhe se ka fuqine e putinit,po si tha pergatituni te rini si veja une ne plazh ne franc dhe salla u elektrizua,se te gjithe ata ne ate salle nga vjedhjet dhe paraja e vjedhur bejne orgjira hoteleve me lluksoze nga dubai ne spanje ,jo 900 si ne spanje po 10 mije euro nata ne dubai dhe presin me padurim qe rama si legalizoi ashashin te legalizoi edhe orgjite ,ne shqiperi dhe ashtu si rama dilte lakuriq plazheve te frances te dalin lakuriq edhe ne parlament,se jo me kot kane bere vakinat sa 21 janari i kane bere jo ti mbajne te meshyer poshte brekeve po ti ekspozojne ti shohin gjithe shqiptaret dhe vetem pas kesaj do thone qe qeveria e meriton jo 12 po te gjitha ministrite te 18 te jene femra.Thame se 90 nuk do na sjelli ato salla qe mbusheshin me gabela alabak ,aq te pacip te pamoral kur tirani i tyre u thosh futeni ne burg qijani nenen dhe ata dhe ato brohorisnin qe te krijonin nje peshtirosje aq te neveritshme,sa te vinte per te vjelle,keto u solli rama enveri i ri sot ne ate salleRama vertet ka miljona,se shume gojra thone ka miljarde,po e tha se nuk do i mar me vete kur te vdesi po do jua a ktheje prape biles me interes.Si tha dashnorja e skenderbeut ata opozita sjane as per pozite as per opozite se sdine te bejne as demostrata ne opozite as vjedhin si ne ne opozite,se sdine ti bejne pervete as te huajte as ambasadoret se ne rilindja jemi mjeshtra.Do legalizojme kanabisin edhe per perdorim vetjak dhe sdo kete me goje opozita te me kerkoj te beje testin e droges se ligji e lejon,se ligjin e bejme ne rilindasit me VKM.Sot ju tha socialisteve se me doren time do ju coj te dera e spakut me opoziten mbarova pune ska me opozite,tani do filloj si enveri qe pasi i vrau kundershtaret politik ” reaksionaret ” e kane rradhen rilindasit vete.Enveri 199 vrau nga 200 petrita,ndersa ky i gjati do i vrase te gjithe.Sot rama tregoi perfundimishte vdekjen e opozites dhe karantine te plote te pozites.I vetmi qe duket se e ka lene jashte kafazit eshte brace e ka lene si relike per vizitoret e huaj ,qe kush thote rama e ka vrare perfundimishte opoziten dhe plularizmin do i nxeri bracen dhe do i thote o brace bjei me kopace tregoi botes sa e forte eshte opozita ne shqiperi,filloje me duken dhe futbollin dhe mbaroje me PD dhe berishen ta marri vesh bota sa te forte e kemi ne opoziten brenda pozites.Nderimin me te madh ne vdekjen e tyre te huajt ja kane bere esat toptanit ku populli i dha plumbin te huajte e qane dhe i dyti dhe o zot qofte dhe i fundit ku plumbin do ja japi populli dhe do e qajne te huajte ku vucici do jete kryetari i ceremonise se varimit te rames dhe do e veshi me flamurin serb.O rama fundi jote do jete me i keq se i putinit.

  4. Vetem llafe ka po he se ska bythe te shkoje ne Spak e te denoncoje Berishe zyrtarisht per 21 Janarin, Gerdecin, vjedhjet e korrupsionin e qeverise Berisha….

    1. Kane kaluar 10 vjet dhe ju vazhdoni ti bini fyellit ne te njejten vrime .
      Ju ka ngel ora 6 pa 10 si ajo e kavajes o patronazhista .

  5. Ben gjoja “viktimen” nga SPAK-u per ti hedhur hi syve njerzve, qe ja “edhe ne jemi njesoj si populli, drejtesia vepron edhe per ne. Pra na besoni, mos na akuzoni kot!”. Por e verteta eshte se gjithmone peshq te vegjel do djegi.

    He mor Ed mor Ed, pika qe s’te bie! U rrite dhe po sofist klubesh ngele.

  6. “Rama nuhat tradhëtinë nga prokurorët e SPAK” thote Bushat kari.

    Kur Rama vendosi me bo reformen ne drejtesi, nipi Hyses bertiste me te modhe qe kjo eshte e paligjshme…
    Kur reforma ne drejtesi morri rruge, nipi i bllokut qe nuk u be ambasador ne Itali, vazhdonte te bertitmet qe procesi eshte i kapur nga Rama…..
    Kur organet e drejtesise se re u krijuan dhe moren forme, nipi bllokut vazhdonte prap te bertitmet qe procesi eshte i kapur nga Rama…..
    Kur drejtesia e Rames filloi arestimet e zyrtareve te larte, po i njejti mongoloid, bertiste duke thene qe keto arestime jane gjasme dhe se Rama po shet te vetet….
    Kur organet e drejtesise vazhdojne punen me po te njejten konseguence, nipi Hyses del me e la mutin me shure: Drejtesia ka qene pale me Ramen, po tani duket se po e tradheton….

    Llogjika ketij karit do vazhdoje me kthesa sipas rastit. Kur arestohen te majte atehere eshte gjasme, kur arestohen te djathte eshte e shitur, gjasme…. pastaj here e shitur…. here tradhtare…. here e kapur….

    1. Ore Saliu I ben dhe karshillek te vdekurve qe ka vrare dhe amerikes.
      Pa hy Saliu dhe Meta ne burg kurre nuk do te kete qetesi.
      Saliu dhe Meta jane simbol I korrupsionit absolut dhe I vrasjeve massive.
      3 filma ka bere Hollivudi per Berishajt dhe pray nuk I gjen gje.

      1. Buk ka fare nevojë që të bësh “filma” për karagjozin Edvin Rama.
        Mjafton që mediat të transmetojnë videot origjinale të palo fjalimeve të tij të nivelit të një brigadieri të brigadës së bojaxhijve të komunales së dikurëshme.
        Bile Rama nuk ka fare nevojë ta dëgjosh se @farë mollois me orë të tëra në “fjalimet” e tij.
        Mjafton ta shohësh se si tundet e shkundet me gjithë trupin e tij dymetrosh, shoqëruar me lëvizjet e krahëve e duarve duke kruar kokën, për të kuptuar se ke të bësh me një skicofren që të kujton “fjalimet” e Hitlerit e Musolinit.
        Tek Rama çdo gjë është anormale, për një njeri të zakonshëm e jo më për një “kryeministër” që e shet veten edhe për lider global.
        Asqë ka nevojë fare SPAK-u që të provojë me fakte lidhjet e afërta të Ramës me hajdutin Lefter Koka..
        Mjafton të shohë videon e neveritëshme ku ai gjysëm i dehur me Kokën, ftojnë ish deputetin e LSI Nasip Naço që ti bahkohet bandës së tij.
        Nuk ka sepse të çuditemi, që rrjetet sociale janë të mbushura me komente me gjuhë rrugaçërore bulliste, kur kemi qindra video , ku ai me harbutëri, jo vetëm kërcënën e ofendon gazetarët, por edhe përdor fjalor banal rrugaçëror.
        Është paradoksale të dëgjosh një kryeministër që të deklarojë pa pikë turpi se një “kryetar i familjes” nuk mund të akuzohet si fajtor, nëse gjithë familja e tij është kriminale, aq më tepër kur bëhet fjalë për “familjen e madhe socialiste”, ku kapo bandat i zgjedh një kryemafioz diktator..

      2. Ju ka ngel ora 6 pa 10 si ajo e kavajes o patronazhista e kurves .
        Ne themi ujku ju thoni gjurmet . Palloshi po bene namin ju vazhdoni akoma me refrenin fajin e ka saliu.

  7. Pra per Ramen guri i nongrades i eshte varur ne qafe Shqiperise nga Saliu dhe duhet te denohet ai nga SPAK-u (me baze apo pa baze thote Rama) .Pra sipas tij SPAK duhet te denoje dhe pa faj per te realizuar qellimet e tij apo te te huajve njelloj sic beri me Llallen qe e denoi Lu kinezi pasi Llalla donte te ndiqte penalisht shoqerine e naftes per demet qe u shkaktoi banoreve te Marinzes. Dhe si shperblim mori denim gjoja per mosdeklarim parash ne kufi. Shtet bananesh ,protektorat i te huajve te cilet mbeshtetin te korruptuarit per mos pasur probleme ne realizimin e politikes se tyre ne Shqiperi e Ballkan.

  8. E ben ket ramuti tu thot hajdutve te qeveris une e bera timen keta te spakut na zhgnjyen i bleu Meta me Berishèn

  9. Nqs e kontesto Rama drejtesin e re, dmth qe duhet me e mbeshtet ne . Po duhet me e mbeshtet si kur te arrestojn Ramen, Po edhe kur te arrestojn Salen dhe Meten

  10. Ajo qe e frikeson Ramen eshte numri i madh i te arrestuarve, nga te cilet jo te gjithe do te zbatojne
    ligjin e omertes dhe mund te hapin gojen dhe te zgjidhin lemshin, fijet e te cilit te cojne tek Rama.
    Me nje minister si Tahiri, apo si Koka mund te besh pazare apo tu besh presion sepse ata kane
    fituar muiliona euro dhe kur te dalin nga burgu e kane jeten te siguruar per breza te tere , por per
    ate shumice njerezish qe kane qene vetem ushtare qe per te mbrojtur vendin e punes apo per nje
    kacidhe jane implikuar ne keto vjedhje te organizuar, mund te mos jene te gjithe te gatshem te
    sakrifikohen per hir te milionave te te fituara nga eproret e tyre. Te gjithe ata delegate qe e
    duartrokisnin , ashtu si gjithe populli shqiptar jane te bindur 100 per qind se KM -ja eshte koka e
    ketij grupi te incineratoreve ashtu si jane te bindur se eshte koka e organizimit te vjedhjeve te
    zgjedhjeve. Por ata delegate pa perjashtim i gezohen ketij fakti sepse secili ne ciflikun e tij te
    vogel apo te madh ben te njejten gje. Sa me shume te vjedhin “ata lart’, aq me shume hapesira
    per te vjedhur do te kene keta poshte. Prandaj uniteti i tyre eshte i pathyeshem, sepse uniteti
    i tyre bazohet tek vesi.

  11. Ky fjalim i Rames, tregon dy gjera. Me siguri ndonje nga te arrestuarit ka filluar “te kendoje” dhe Rames i eshte shternguar laku ne qafe dhe nga ana tjeter tregon friken e Rames nga Berisha. Rama ka vetem nje menyre edhe ajo e pasigurt, qe te mos perfundoje ne burg. Te mbetet kryeminister dhe kjo arrihej vetem me shkaterrimin e opozites. Opozita me te vertete u dobesua, por me Berishen mund te forcohet edhe nje here dhe te arrije ti fuse sterkembeshin Rames. Kjo eshte gjeja me e frikshme per Ramen. Ai e di mire se ka bere kaq shume, saqe sapo te lere karriken, e pret shtepia pa qera. Prandaj dje doli me disa teori te spiropalizuara dhe taoballizuara ne te ashtuquajturin kongres te PS. Te tjerat jane llogje Kavaje.

  12. Pasi e mbaroi betejën me Lulzim Bashën, duket se Sali Berisha ka nisur t’i lëshojë me qira ambientet e Foltores.

    Kjo duket edhe nga këto foto, ku duket qartë se selia e “Foltores” është kthyer në butik për rroba.

  13. Tani krimi midis mavive ka hyre .Te gjithe jane te perzier ne vorbullen e grabitjes se shtetit por secili mendon e mbron bythen e vete . Jevgjiti eshte treguar me finok deri tani . te shohim , do ta haje palloshi apo veglat e tij ?

  14. Bukur ka pozuar Timonieri aty para rilindjoteve porsi qeni shurdh qe leh kot se koti se nuk i degjon te lehurat e tij.

  15. Shqiptarët “të fiksuar” pas targave të veçanta, mbi 8200 kërkesa në vit! I duan me inicialet e emrit dhe ditëlindje,shpellkaret e salihut ankohen per varferi por targat i duan si te nanos,rrace kurvash maloke

  16. Te jene gangsterra keta te spakut tja u qi ter robt HAJDUTEVE TE TAKSAPAGUSVE SHQIPETARE , ja u konfiskojne me veze, pula , tollona nafte, luge e pirunje . Nga i 1ri der te funit ti shkerdheje ca ti ken e mos ken . Ketyre te pareve qe do sillnin ndryshimin , pidhat e robeve bandes kriminale si qiveri . Qijini ropt plasini ne burg cdo lloj krahine e partie . Shkaperlyjani cdo material te vjedhe ! Kaq ven eshte sbohet asi FALCONE E BORSELLINO gjehet cdo gje e info ne ket 2gishte ven . Ti qijne motren te ngrihen te gjitha institucione ligjzbatuse ne rang kombetare .

    1. I vetmi politikan në Shqipëri që përdor në publik një fjalor të ndyrë banal seksist, është Edvin Rama.
      Nuk kemi dëgjuar asnjë politikan tjetër që të flasë me gjuhën rrugaçërore të tij, deri tek provinciali mediokër Taulant Balla, që krenohet se ka miqësi familjare me mafiozët e drogës.
      Po pse o shqiptarë, të majtë apo të djsathtë , imitoni në palo komentet që postoni , gjuhën e shthurrur të bojaxhiut ?

  17. Ca paralajmerimi o palaco burr, o burr kurve! Po i thote qart dhe paster Saliun dhe Meten ne hetim se po harxhoni energjite per nje ark peshk e cila ne fund nuk ka asnje efekt per te tjeret! Goditi ata te dy edhe e shef ti ka me korrupsion shqiperia! Te gjith qe vjedhin tani dhe bejne me gisht nga Saliu. Thone edhe ai vodhi nuk e gjeti gje doli me i mencem se ne! Nqs do ta zhdukesh korrupsionin brenda dites gjeja me e thjesht fut Saliun ne burg edhe 1 cent nuk vidhet me! Ja kaq e thjesht eshte! Sakrifikohet gjith Shqiperia gjith Shqiptaret per nje Sali!

  18. Nga mengjezi ne darke pellet Ram-kurveria,
    kur Shqiperine mbare po e ka mbyt varferia,

    ka kjo varferi jo nje apo dy vjet ne Shqiperi,
    por nga 2013 kur erdhi ky Rama ne qeveri,

    denglat me Termet, Ukraine a Pandemi,
    nuk i beson askush me ne kete Shqiperi,

    me lire cmimet se Tirana, Ukraina i ka,
    edhe pse ne mes te luftes na eshte pra,

    kudo gjetke qeverite edhe ketu prane Shqiperis,
    kane bere rritje rrogash e pensionesh popullsise,

    vetem ky Rama ky kokerr budall-shejtan,
    nga ai vesh nuk degjon, bytha nuk ja mban,

    Cmimet qe perdite rriten, rritje rrogash duan,
    der edhe Anastas Angjeli etj, kete e sugjeruan,

    por nuk degjon Rama derdimeni nga ai vesh,
    se nga 2013 Ekonomine e ka cuar per Lesh!

  19. Gjatë 9 viteve të qeverisjes së Ramës, raportet zyrtare të institucioneve ndërkombëtare, apo të qeverive të Europës apo SHBA, e kanë cilësuar Shqipërinë si një ndër vëndet më të korruptuar në botë.
    Po ashtu edhe mediat më të fuqishme të perëndimit.
    Në mandatin e parë të Ramës si kryeministër, perëndimi mbështeti fuqishëm nismën e opozitës drejtuar nga Basha, për të miratuar ligjin e dekriminalizimit që nxorri deputetë e kryetarë bashkie të përzgjedhur nga Rama, me të kaluar kriminale..
    Duke parë skandalin e madh të kanabizimit të Shqipërisë nga viti 2016, e skandalin e blerjes së votave në zgjedhjet lokale të Dibrës me paratë e drogës, me ndërhyrjen e BE e SHBA , u detyrua Rama që për zgjedhjet e 2017-ës, të pranonte një qeveri mikse me opozitën për të administruar zgjedhjet.
    Zgjefhjet u vëzhguan nga grupe të BE e të OSBE e deri nga ambasada amerikane, e ndonëse pati probleme, në përgjithësi u vlerësuan si zgjedhje “të rregullta”.
    Por tymin që mbuloi ato zgjedhje, e shpërndanë disa prokurorë të ndërgjegjshëm, që me përgjimet e tyre zbuluan masakrën që ishte bërë fshehurazi më parë , me personazhe groteske si “Gjush duar akullorja”, që hante darka e dreka me kapobandat e trafikut të drogës, për të blerë e mbledhur vota, për “popullin e ndershëm socialist”
    Atëherë shpërthyen edhe mediat e fuqishme si VOA apo Bild, që transmetuan vetëm disa pjesë nga dhjetra CD të përgjimeve , që “prokurorja e përkohëshme e përgjithëshme”, në urdhërat e Ramës , bëri gjithshka për të mos u publikuar të plota e më keq akoma, prokurorët që kishin përgjuar këtë krim, u ndëshkuan për vepër “kriminale”, duke i larguar nga postet e tyre.
    Pas këtyre zgjedhjeve, lideri i opozitës Basha, u vu në shënjestër nga të gjitha krahët, sikur të kishte qenë ai “hajduti i votave”.
    Ju turën atij të gjitha mediat duke e bërë fajtor se pse pranoi të bënte “marëveshje” me Ramën duke injoruar faktin se për ate marëveshje ai kishte marë garancinë nga SHBA e BE.
    Sharllatani Rama e shfrytëzoi këtë situatë, duke e cilësuar Bashën si një “lider të pa aftë që vetëm fle”.
    Basha me miratimin e gjtihë opozitës së bashkuar, bëri ndoshta hapin e gabuar, të dorëzimit të mandateve, duke e konsideruar këtë si të vetmin mjet, që faktori ndërkombëtar të ndërhynte për të demaskuar masakrën zgjedhore e arrogancën qeverisëse të Ramës.
    Duke parë që dorzimi i mandateve nuk bëri efektin që priste, Opozita (e jo vetëm Basha) bëri gabimin tjetër që të mos merte pjesë në zgjedhjet vëndore të 2019-ës.
    Gabimi qëndron në faktin se opozita nuk e pati besuar kurrë që perëndimi do të lejonte që në Shqipëri të zhvilloheshin zgjedhje moniste, duke haruar që në zgjedhjet e 2017-ës, ish ministri i jashtëm socialist gjerman, Gabriel, pat deklaruar se “Gjermania do të njohë edhe zgjedhje vetëm me një parti”, kur nëse kjo do të ndodhte në Gjermani, do të ishte konsideruar një skandal botëror.

    Zgjedhjet e fundit të 2021-it, dihet mirë se u fituan nga Rama, së pari nga fenomeni alla sigurims enverist i “patronazhistëve”, nga abuzimi me paratë e dhuruara për tërmetin, që veç parave të pista të drogës, u përdorën për të blerë vota, e sidomos nga intrigat e mbrendëshme anti Basha , mbrenda opozitës e ato të mediave të kapura nga Rama.
    Historia e mëtejme e shpalljes “non grata” të Berishës, e sulmit të tij në foltore kundër Bashës, është një histori që mund ta vlerësojë e ardhmja.

  20. Nuk ka me politik tani o mjeshtrat e propagandes! Tani ka vetem likujdim te shkojne atje ke veni te gjith te likujdohen!

    1. Nuk mundemi që në krye të PD të rikthejmë një figurë që është konsumuar dhe çfarë risie të sjelli më në PD. Nuk mund të shkoj pas një “non grate”, pasi vetë Berisha personat që kanë qenë “non grata-s” ka kërkuar që të largohen nga politika. S’mund të bëjm përjashtim për Berishën,o byroisti i fundit i ppsh dhe salihut e ke fjalen per ate prokurorin e ndershem Hajdarmataj qe cd e hetimit per llogari te lulzimes e shiti per 12 milion euro te gazetari i Bildit,po ky hajdari i matajve nuk e kaloje vetingun se kishte bashkepunuar me skifteret e salihut te lojrave te bixhozit,per kete prokuror flet o byroisti i byrektore se Foltores salih

      1. “Byroisti i byrektore së Foltores salih”
        Nga katër këto fjalë të shkruajtuara, tre prej tyre janë me gabime trashanike ortografike, që tregojnë injorancën tënde si gjysëm analfabet.
        Po e përkthej në shqipen normale fjalinë tënde prej analfabeti.
        A mos e ke fjalën se unë sipas teje qenkam një “byroist i byrektoreve të foltoreve të Berishës” ?
        Që i kam vërtetë shumë qejf byreqet e shijëshme shqiptare, e kam mall për to meqë kam mbi 30 vite që jam larg Shqipërisë, këtë e pranoj, por nuk e dija që Berisha paska hapur ndonjë byrektore në Tiranë e gjetkë në “foltoret” e tij.
        Që më pëlqejnë si shumë shqiptarë byreqet, për këtë ke qëlluar në shenjë, po nga e ke psonisur këtë “informacionin” se unë qenkam “byroist”
        Apo ngaqë unë kam mendime krejtë të ndryshme nga një injorant si ty,, kujton se po më demaskon me falën “byroist”.
        E kam përjetuar në Shqipëri kohën e “byroistëve” e mbaj mënd se me fotopllakatet e tyre , e gazetën Zëri i Popullit, në mungesë të letrave higjenike, fshija prapanicën në WC

  21. Bashke me Paulinin duhet te burgosen sa me shpejt edhe Ahmetaj, Gjiknuri, Veliaj dhe Agaci; ne te kundert ne kete vend s’ka per te patur shprese ndonjehere.

  22. “sindronin e Stokholmit”! Nga ky sindrom vuajnë të gjithë shqiptarët. Të cilët qëndruan 45 vite nën reegjimin komunist të Enver Hoxhës, dhe për çudi i besuan drejtimin e të parës parti opozitare, e djathtë quhet, PD-në një komunisti 24 karat si Sali Berisha. Madje dhe kur e nxorën me armë më 1997, e rikthyen me votë në 2005, tetë vite më vonë. Pjesa tjetër është histori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *