• |
ide | kryesore

Prej 22 ditësh në karantinë, qytetarët e Shangait i rebelohen autoriteteve

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Ndonëse lufta në Ukrainë ka vënë disi në plan të dytë gjendjen e pandemisë në Europë, situata paraqitet krejt ndryshe në Kinë. Shifrat në këtë shtet janë në rritje, veçanërisht në qytetet më të mëdha. Më e goditura prej tyre është Shangai, kryeqyteti ekonomik i vendit , që regjistroi 23600 raste ditën e djeshme, shifra më e lartë nga muaji shkurt i vitit 2020, kur bota filloi të prekej masivisht nga Covid-19.

Shifrat e metropolit kinez shqetësojnë, duke marrë parasysh që autoritetet kineze deri më tani kishin mundur t’i shpëtonin një bilanci të lartë viktimash dhe rastesh falë një politike të ashpër kundër përhapjes së virusit. Me shumë gjasa, varianti Omicron u përhap në atë vend duke anashkaluar masat, duke shtrënguar autoritetet të kryejnë një nga karantinat më të rrepta në botë nga fillimi i pandemisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *