• |
ide | kryesore

Rusët pësojnë tjetër disfatë, eleminohet koloneli i njohur

-Instant, Lajme, Planet



Teksa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vijon prej më shumë se një muaji, numri i viktimave sa vjen e shtohet nga të dyja frontet. Këtë të premte është mbajtur varrimi i kolonelit Aleksandër Bespalov, në rajonin e Ozerskut.Sipas një deklarate, Bespalov u vra në Ukrainë gjatë një “operacioni special ushtarak”. Në të njëjtin njoftim theksohet se koloneli ka qenë komandant i Regjimentit të 59-të.

Disa ditë më parë, më 30 mars, autoritetet ukrainase njoftuan vdekjen e një koloneli tjetër. Ishte Dennis Kurilo, komandanti i Brigadës së 200-të , i cili u vra gjatë një beteje në Kharkov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *