• |
ide | kryesore

Rusia: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse NATO çon trupa në Ukrainë

Arkiva, Planet, Të fundit
Rusia



Rusia tha se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë potencialisht do të përbënte një rrezik të madh, duke shtuar se Moska po vëzhgon me kujdes një peticion ukrainas për një ndërhyrje të tillë.

Peticioni, i publikuar në ueb-faqen e presidentit të Ukrainës, thuhet se Ukraina duhet t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe shteteve të tjera që të dërgojnë trupa për ta ndihmuar Kievin që të zmbrapsë pushtimin rus.

“Regjimi i Kievit është shumë i paparashikueshëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për këtë çështje gjatë një konference për media më 8 maj.

“Ne vazhdimisht e kemi thënë se një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në terren në këtë konflikt nga ushtritë e shteteve të NATO-s bart një rrezik të madh potencial. Prandaj, ne e konsiderojmë këtë si një provokim të madh dhe sigurisht po e vëzhgojmë situatën me shumë kujdes”, shtoi ai.

Është e paqartë nëse peticioni do të mbledhë votat e nevojshme, 25.000, që kërkon në mënyrë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta miratojë apo refuzojë. Deri mëngjesit e 8 majit, këtë peticion e kanë nënshkruar 1.594 persona.

NATO e ka mbështetur Ukrainën në luftë, duke i ofruar armë të fuqishme, përfshirë tanke dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, por nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejtë me trupa, diçka që presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar se do të çonte në një Luftë të Tretë Botërore.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë “do të ishte legjitim” nëse Rusia do të kalonte vijat ukrainase të frontit dhe nëse Kievi do të kërkonte një gjë të tillë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 8 maj se Rusia do të shënjestronte trupat franceze nëse ato do të dërgoheshin në Ukrainë, shtet që po përballet me pushtimin që Moska nisi më 2022./Rel



7 Comments

    1. Po NATO nuk mundi dot ca Barinjte rreckaman me Afganistan qe ishin pa ngrene dhe luftonin me kallash te ndryshkur dhe SI do luftoj me Rusine o kok loqe

    2. PADREJTESIJA SI MODEL PERVOJ DHE ASIMETRI ME AKTOR DHE AUTOR , TEORI DHE PRAKTIK,TASHME ESHTE NE MOMENT KAOSI ,KU DHE VET PASUESIT E SAJE ,PO SJELLIN MOMENTIN KAOTIK SI TE SHPETOJ KOKEN VET SEJCILI PER VETEN E VET ,KJO SJELL , OSE TRIUMF BRENDA VETES E MIRA MBI TE KEQEN OSE VETESHKATRRIM PA NEVOJ ,KJO ESHTE DILEM QE SAPO KA FILLUAR HAP PAS HAPI QE TASHME MENDERISHT I KA KATAKLIZMUAR TE GJITH PASI HUMBJA E EKONOMIS ,ME HUMBJEN E JETES TASHME JAN NE PESHORE KUPTIMI ANGAZHIMI ZHVILLIMI

  1. Po Rusia fuqia e dytë ushtarake me gjithë tradhtinë nga ushtarakë ukrainas pro rusë ka mbi dy vjet që është është vënd numëro!!
    Harron 16:27 se dhe ruset kanë qenë në Afganistan dhe u turpëruan duke humbur pushtimin atje.
    Pastaj nuk se ishin amerikanët që humbën atje por ushtria Afgane dhe qeveria atje. Nuk lëshuan asnjë pushkë kundër talebanëve dhe presidenti e kryeministri ikën me miliona dollarë nga korrupsioni!!

    1. Rusia ka mbi dy vjete qe eshte ne vend numero?!😂😂 Po ato dy territore qe pati deklaruar qe do i merte, i ka mare. Praktikisht, i ka mare Ukraines 1/5 e territorit te saj. Kaq i duhej, kaq ja mori. Kjo, njehere e pergjithmone. Ukrainasit e shkrete u bene mish per top se u perdoren nga nje president kukull i atyre qe i shesin arme dhe i thone lufto deri sa te vritet dhe Ukrainasi i fundit. Ama, ju po luftoni per te mbrojtur perendimin, demokracine, etj pordha me rigon. Dhe bilioneret e industrise se luftes shtojne bilionat akoma me shume dhe i fusin noj poker me Putinin e Biden ne darke e thone ” ta dine njerezit sa kara jane qe vriten kot, qe ne te bejme leke, do na kishin kap ne dru”. Po kush, delet?:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *