• |
ide | kryesore

FOTO/ “Çfarë dreqin po bën ky djalë?!?”: Maguire kërkon faull të një shoku të United: tifozët e tallin në rrjetet sociale

-Instant, Sport



Harry Maguire përfundon sërisht në shënjestër të tifozëve. Manchester United u përball me Everton në Goodison Park dhe skuadra e Frank Lampard fitoi 1-0 falë një goli të Anthony Gordon duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm për të besuar në qendrimin në Premier League. Humbje e rëndë për Djajtë e Kuq, të cilët mbeten në kuotën 51 pikë dhe janë të shtatët në renditje, jashtë zonës së Evropës. Akoma kritika për ekipin e Rangnick dhe përsëri kritika edhe për Maguire.

Kapiteni i United nuk gjen qetësi dhe këtë herë është në shënjestër të një episodi mjaft komik. Në pjesën e parë të ndeshjes, Anthony Gordon goditi me kokë topin që ra në krahun e Nemanja Matic, pak nën sup. Në atë moment, duket që Maguire thërret me forcë faullin, pavarësisht se ka goditur në krahun e shokut të skuadrës. Mbrojtësi ngre krahun dhe bërtet në shenjë proteste, i dëshiruar të tërheqë vëmendjen e arbitrit.

I vetmi shpjegim i besueshëm duket se është një: Maguire ndoshta besonte se krahu i Matic në të vërtetë i përkiste një lojtari të Evertonit. Episodi, megjithatë, nuk u ka shpëtuar tifozëve, të cilët janë tallur me kapitenin e Djajve të Kuq në rrjetet sociale.

Një përdorues pyet në Twitter: “Çfarë dreqin po bën ky djalë?!?”. Një tjetër shton: “Komedi absolute”. Ka edhe nga ata që kërkojnë konfirmim për atë që sapo kanë parë: “Sapo kërkoi faull ndaj Matic? Mirë që nuk humba kohë me këtë ndeshje”. Por komentet janë të shumta: “Një fatkeqësi në këmbë”, por edhe “Ai po pretendon vërtet një top të prekur me dore ndaj shokut të tij!”. Mbrojtësi anglez kishte kryefjalën edhe për golin e vetëm të ndeshjes, atë të Evertonit. E majta e Gordonit nga jashtë zonës u devijua nga Maguire dhe përfundoi në rrjetë, duke zhvendosur David De Gean.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *