• |
ide | kryesore

Dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, arrestohet 49-vjeçari në Gjirokastër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 49-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas burimeve policore P. Ll., 49 vjeç dhunonte në mënyrë të përsëritur bashkëjetuesen e tij, M.B.

Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në polici.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, shtetasja M. B., se ky shtetas e dhunuar në mënyrë të përsëritur.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit P. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.”, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *