• |
ide | kryesore

“Non grata” nga SHBA/ Kush është Aqif Rakipi, ish-deputeti i fortë i Elbasanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se kishte vendosur sanksione ndaj ish-deputetit të Elbasanit, Aqif Rakipi.

Në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, Rakipi përshkruhet si një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm në proceset politike në Shqipëri.

Lexo më tej: 

SHBA fut në listë të zezë Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin

Njolla amerikane/ Kush janë gjashtë shqiptarët në listën e zezë të SHBA

Por kush është Aqif Rakipi dhe jeta e tij politike 

Aqif Rakipi u zgjodh deputet në vitin 2013 në Qarkun e Elbasan, nën siglën e PDIU-së, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai tregoi forcën e tij politike, duke marrë 18% të votave në Elbasan, që u përkthyen në dy mandate, nga tre që mori kjo parti në ato zgjedhje.

Por, Partia Demokratike kërkoi verifikim të thelluar për pastërtinë e figurës së Rakipit dhe një deputeti tjetër të Partisë Socialiste.

Lexo më tej: Premtimi i rremë për Rilindje/ Si u njollos në dyert e burgjeve “revolucioni” i Edi Ramës 

Në Itali, deputeti kishte deklaruar emra të rremë si Skënder Ejyrbegaj dhe Kusta Mina.

Aqif Rakipi e humbi mandatin e deputetit në vitin 2018 si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kishte deklaruar një procedim në Itali për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur.

Rakipi e humbi mandatin për shkak se dështoi të deklarojë këtë episod në formularin e vetëdeklarimit.

Por, në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara më 25 prill 2021, djali i tij, Orlando Rakipi u zgjodh me një numër surprizë votash si deputet i Partisë Socialiste në Tiranë.

©LAPSI.AL 



6 Comments

    1. Qifja eshte spaciatori personal i rames. Lokali san giovani tek korpusi e dine te gjithe.

      vk

      Muhabet drogaxhijsh si rama qifja me soj e sorrollop

  1. Ne Itali thone eshte denuar per vjedhje shtepiash dhe jo per mallra te vjedhur sic shkruani ju. Po per ate aksidentin me pasoje vdekje do na thoni gje

  2. Nuk ja kemi idene kush eshte ky z. Qifja
    Por më i mirë se ramëshurra duhet të jetë ne ç’do aspekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *