• |
ide | kryesore

Premtimi i rremë për Rilindje/ Si u njollos në dyert e burgjeve “revolucioni” i Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga Arbër Kaceli

“Revolucioni ha bijtë e tij” – thoshte gazetari politik Zhak Male du Pan. Edi Rama vërtetë nuk bëri revolucion në vitin 2013, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Por me ribrendimin e PS-së si Rilindja dhe mitizimin e fitores së tij si “qeveria e 1 milion shuplakave”, kryeministri i ri i pikturoi shqiptarëve një revolucion modern në politikë.

Gjithçka ishte e kuruar deri në detaje, derisa fasada e Rilindjes ra.

Në nëntë vite pushtet, Rilindjes së Ramës i kanë rënë para drejtësisë apo i kanë rezultuar me probleme me drejtësinë plot 12 funksionarë. Lapsi.al i përmbledh si më poshtë.

Saimir Tahiri 

Mes Rilindasve të dënuar, simboli do të ishte numri dy i PS-së, Saimir Tahiri, që si ministër i Brendshëm predikonte reformimin e policisë, luftoi mbjelljen e hashashit në Lazarat më 2014, vlerësohej nga diplomacia amerikane, por në fund u dënua me tre vite e katër muaj burg.

Lexo më tej: Saimir Tahiri në pranga, Gjykata e dënon me 3 vite e 4 muaj burg 

Ironikisht, ish-ministri akuzohet nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale. Dosja ndaj tij u hap pas përgjimeve të autoriteteve italiane, ku eksponentë të fuqishëm të malavitës shqiptare i referoheshin Tahirit si “shefi i madh”, thonin se i kishin blerë dhurata të shtrenjta, dhe se ai fitonte 5 milionë euro në muaj.

Lexo më tej: Saga e Tahirit/ Si nisi, ku gaboi dhe datat që çuan në burg ish-ministrin 

Ai u dënua në fund për shpërdorim detyre. Dënimi erdhi më 4 shkurt të këtij viti nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me 3 vite e 4 muaj burg.

Lexo më tej:

Pakt që fsheh farsën”/ Dënimi i Tahirit ribashkon opozitën 

“Pishmani i jetës sime politike”, si e përshkroi Edi Rama momentin e burgosjes së Saimir Tahirit 

PIRUETAT E RAMËS PËR SAIMIR TAHIRIN: 

https://streamable.com/dvsbtw

Lefter Koka 

Ish-ministri i Mjedisit u arrestua më 14 dhjetor 2021 pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

Deputeti i LSI-së i konvertuar në socialist, Lefter Koka u arrestua në kuadër të hetimeve për procedurën mbi kontratën e koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

Lexo më tej: Fotot që shqetësojnë kryeministrin/ Lefter Koka në krahun e djathtë të Ramës në inceneratorin e Elbasanit 

SPAK njoftoi se nga hetimet u vërtetua që nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e procedurës që është përdorur për dhënien e koncesionit në fjalë. Ish-ministri po qëndron në qelitë e paraburgumit tek 313. Akuza është e rëndë. SPAK thotë se ai ka marrë ryshfet 3.7 milion euro për inceneratorin e Elbasanit.

Lexo më tej: Fotot brenda burgut/ Lefter Koka, i burgosuri VIP në paraburgimin e 313 

Lefter Koka konsiderohet nga opozita si “kokë turku” në aferën e inceneratorëve, ku qarkullojnë gjithsej 400 milion euro. Për të njëjtën çështje, opozita thotë se duhet të dënohen edhe Edi Rama, sekretari i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe deputeti socialist Alqi Bllako.

Në kërkim për këtë çështje janë edhe administratorët e kompanive Klodian Zoto e Stela Gugallja.

Lexo më tej: Historia/ Si e përdori Rama limonin e shtrydhur Lefter Koka 

Fatos Tushe 

Kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe përfundoi në pranga vitin e kaluar në korrik nën akuzë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një tender të bashkisë së drejtuar prej tij.

SPAK urdhëroi edhe arrestimin e katër vartësve të Tushës dhe dy biznesmenëve, ndërkohë që katër zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjes u lanë në masën e “arrestit në shtëpi” nga gjykata.

SPAK i nisi hetimet një vit më parë, nisur nga një referim i Policisë Gjyqësore për veprat penale të “korrupsionit pasiv”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Tushe, një ish-deputet i Partisë Socialiste e drejton Bashkinë e Lushnjes prej vitit 2011. Në 31 dhjetor 2019, Tushe mbeti i plagosur pas një granate të hedhur në zyrën e tij nga një ish-shofer i bashkisë.

Lexo më tej: Rama shet Fatos Tushen: Dy standartet me ata që ka mbrojtur ose dorëzuar 

Rovena Voda 

Gjykata e Posaçme vendosi vjet masën “arrest shtëpie” për ish-zëvendës ministren e Punëve të Brendshme Rovena Voda.

Ajo u akuzua për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’. Sipas SPAK, Voda akuzohet se kishte marrë përfitime nga shtetasit Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

Lexo më tej: Pranga për 2 mijë euro zv.Ministres Voda/ Fotot me Edi Ramën dhe Juri Kim pak kohë më parë 

Arben Ndoka 

Një skenar i ngjashëm me Tahirin çoi në arrestimin e Arben Ndokës. Gjatë përgjimeve të një grupi kriminal doli emri i tij, duke bërë që të vendosej nën përgjim dhe duke zbuluar aferën që solli arrestimin e tij nga policia pas urdhrit të prokurorisë.

Shoqërimi i Ndokës u krye pasditen e 21 tetorit 2018 nga forcat RENEA. Arben Ndoka me vëllain e tij dhe personat e tjerë janë prangosur me akuzën e tjetërsimit të pronave në Lezhë në kuadër të dosjes ku u prangos në mars të këtij viti edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Ish-deputeti u akuzua për falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave ose i formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës, tek ‘Rana e Hedhun’ dhe në Kune nga ranishte në tokë arë dhe më pas i kalonin te te të afërmit e tyre.

Arben Ndoka i shpëtoi dënimit, edhe pse të afërmit e tij jo.

Lexo më tej: Mafias së pronave në Shëngjin i merren 60 milion euro/ Si i shpëtoi gjykimit ish-deputeti i Partisë Socialiste 

Armando Prenga 

Një sherr banal shkaktoi arrestimin e Armando Prengës më 5 shtator 2015. Zënka pati një bilanc të rëndë: 7 persona të plagosur, 2 prej të cilëve me armë zjarri.

Gjithçka ndodhi në qytetin e Laçit, ku Deputeti i Partisë Socialiste qëlloi me armë zjarri, veprim pas të cilit policia e shoqëroi në komisariat. Prenga u akuzua për “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”, njoftoi policia në atë kohë.

Armando-Prenga2.jpg

Por, ajo çka në pamje të parë ishte një sherr banal i kishte rrënjët në një konflikt më të hershëm, që lidhej me dhënien në administrim muaj më parë të lagunës së Patokut, vëllait të deputetit.

“Deri në atë kohë kjo lagunë administrohej nga një grup peshkatarësh të zonës, mes të cilëve dhe familja Çali, me pjestarët e së cilës ndodhi dhe përplasja e rëndë. Ata kishin denoncuar parregullsi në tenderin e zhvilluar nga ministria e Bujqësisë e në atë kohë dhe opozita foli për një favorizim të hapur ndaj vëllait të deputetit”, raportoi VOA në atë kohë.

Arben Çuko 

Ish-deputeti socialist, Arben Çuko, si drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve kishte kryer favorizimin ndaj të dënuarit Olsi Karagjozi, një vrasës me pagesë që ndodhet në burgun e Bradasheshit në Elbasan.

Favorizimi ishte bërë në transferimin e tij në institucionet e burgjeve ku është bërë e mundur që i dënuari të mbajë celular në qeli kundrejt shumave të ryshfetit 1500-3000 euro.

Lexo më tej: Si ranë në pranga brenda ditës dy ish-deputetët e Edi Ramës 

Për arrestimin reagoi edhe kryeministri Edi Rama duke u shprehur: “Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një; s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një; s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: Drejtësinë!”  

Elvis Rroshi 

Kryetari rilindas i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi kishte fshehur një sërë krimesh në të kaluarën e tij në formularin e dekriminalizimit, që kur u zbuluan i kushtuan mandatin.

Rama-elvis-rroshi-parid-car.jpg

Rroshi nuk pati deklaruar se është dënuar për veprën penale të “Përdhunimit” në vitin 1995, por jo vetëm. Lexoni dokumentin e prokurorisë.

“Shtetasi Elvis Rroshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin ‘Për Dekriminalizimin’ si vijon: Një dënim për veprën penale të ‘Përdhunimit’ në grup, në vitin 1995, në Itali. 

Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër. Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil. Në 14 maj 1993 është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë. Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil.

Në gusht 1997 është dëbuar sërish. Në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Edhe pse si përfundim ai u dënua nga gjykata dhe u provua se kishte qenë i dënuar për krimin monstruoz të përdhunimit, Edi Rama nuk donte t’ja dinte për akuzat në drejtim të të preferuarit të tij në Kavajë, siç duket dhe në video.

Gjykatës së Tiranës e shpalli fajtor Rroshin për akuzën e falsifikimit të formularëve dhe e dënoi me 60 ditë punë në interes publik. Në fakt, dënimi i parë ndaj Rroshit ishte me 7 muaj e 15 ditë burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo masë dënimi iu reduktua në 5 muaj. Duke patur parasysh se Rroshi kishte qëndruar katër muaj në “arrest shtëpie”, masa e dënimit që mbeti për të vuajtur ishte vetëm 1 muaj burgim. Por edhe me kërkesë të prokurorisë dënimi u pezullua duke e vendosur Rroshin në shërbim prove për të bërë 60 orë punë në interes publik.

Agim Kajmaku 

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku u shkarkua me vendim të KQZ-së në formë unanime.

Organi i akuzës konkludoi se shenjat e gishtërinjve të Kajmakut përputheshin me të “Jorgo Totos”, emër i përdorur prej tij gjatë qendrimit në Greqi. Kajmaku akuzohej për falsifikim të Formularit të Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco. Pas konfirmimit të Prokurorisë, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

Policia e Tiranës njoftoi më 7 korrik 2020 arrestimin e Agim Kajmakut në një spital privat në Tiranë. Kajmaku ishte shpallur në kërkim prej nëntorit 2019, pas akuzave të ngritura për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit si dhe kryerjen e funksionit edhe pas shkarkimit.

Sipas policisë, Kajmaku po trajtohej në një spital privat në Tiranë për problemet shëndetësore, në momentin e ekzekutimit të masës së “arrestit me burg”, të dhënë nga gjykata.

Prokuroria e Tiranës njoftoi më 16 janar se kishte marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Bashkisë së Vorës, i shkarkuar për shkak të ligjit të dekriminalizimit, për dy akuza falsifikimi si dhe një akuzë të tretë për “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ndaj Kajmakut ishte në fuqi një masë sigurie “arrest me burg” prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lexo më tej: (VIDEO) Si e mbronte Rama-Kajmakun para shkarkimit sot si kryebashkiak për lidhjet me krimin 

Valdrin Pjetri 

Valdrin Pjetri u zgjodh në krye të Bashkisë Shkodër, sikurse Agim Kajmaku, në zgjedhjet lokale të bojkotuara nga opozita të 30 qershorit 2019.

PD pretendonte se ai prekej nga ligji i dekriminalizimit për shkak të ndalimit të tij në Itali në harkun njëvjeçar 2001-2002, duke shtuar se pas kthimit në Shqipëri, ai nuk kishte udhëtuar më në drejtim të shtetit fqinj për tetë vjet me radhë. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës kishte dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk përmendte ndonjë dënim të dhënë ndaj tij nga autoritetet italiane.

Pas akuzave nga Partia Demokratike se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin me 18 muaj burg në Itali në vitin 2003 për posedim të lëndëve narkotike, prokuroria nisi menjëherë procedurat ligjore për vërtetimin e tyre.

Pjetri dha dorëheqjen nga detyra.

“I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër. Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!”, shkruante ai në momentin e dorëheqjes.

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme kërkoi gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit, në mënyrë që të zbardhë më shpejt të vërtetën e të shkuarës të tij në Itali.

Gjyqtari Artan Gjermeni pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vulosi pushimin e hetimeve ndaj ish-kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Valdrin Pjetri, duke argumentuar se mosdeklarimi i një dënimi në Itali nuk përbënte vepër penale.

Lexo më tej: Skandali Pjetri/ Organizata e Rilindjes tenton të “lajë duart” 

Mark Frroku 

Ndonëse jo i zgjedhur nën siglën e PS-së, de facto Mark Frroku ishte deputet i Ramës në Kuvend, madje merrte pjesë edhe në mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së. Ndryshe nga kolegët e tij të koalicionit socialist, Mark Frroku është përballur me akuzë më të rëndë, atë të vrasjes.

Frroku është arrestuar dy herë brenda pak ditëve, për akuza të ndryshme. Kuvendi i hapi dritën jeshile arrestimit të Mark Frrokut më 2 prill të vitit 2015 pas kërkesës së Prokurorisë.

Mark-Frrokudelngaqelia.jpg

Frroku u dënua me 7.6 vite burg për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje, por jo për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 1999 në Belgjikë, pasi akuzat e bëra për këtë krim ranë për mungesë provash.

Mark Frroku u lirua më 10 maj të vitit 2018 nga burgu. Atij i kishin mbetur pa shlyer rreth 1.5 vite burg, të cilat konvertohen në shërbim prove.

Aqif Rakipi 

Sikurse Mark Frroku, edhe pse Aqif Rakipi nuk ishte zgjedhur si deputet socialist, ai ishte de facto ishte deputet i Edi Ramës në Kuvend.

Atij iu hoq mandati nga KQZ pasi u raportua se në Itali kishte pasur një sërë problemesh me ligjin.

Lexo më tej: Vjedhje dyqanesh/ Hiqet mandati i Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës 

Në Itali deputeti kishte deklaruar emra të rremë si Skënder Ejyrbegaj dhe Kusta Mina dhe ishte dënuar për vjedhje.

AQIF-RAKIPI.jpg

Në një reagim për mediat, Rakipi tha se nuk kishte pasur probleme me formularin e dekriminalizimit.

Lexo më tej: Aqif Rakipi (Qifja) rikthehet fuqishëm në parlamentin e 25 Prillit 

Edhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e mbrojti deputetin e saj.

“Ne u investuam nepermjet avokateve ligjore, për të na vënë në dispozicion të plotë dokumetat e ardhur nga Interpol Roma –Itali, gjë që do të mundesonte një shqyrtim të rregullt konform ligjit në KQZ. Akoma dhe sot ky dokumentacion nuk eshte vene ne dispozicionin te mbrojtjes Ligjore te deputetit Aqif Rakipi”, u shpreh PDIU, që shtoi se Aqif Rakipi nuk rezulton i dënuar me ndonjë vendim të formës së prerë, apo me vendim jo përfundimtar; nuk rezulton që në ngarkim të tij të ketë patur ndonjë masë sigurimi personal, nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe nuk është dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend i BE-së.

©LAPSI.AL 



23 Comments

    1. Me kara si ti gjithkush fiton, ti shet grun për një vend pune, në mos ta past gjet punën, motra a gruja.

      1. O hajdar une sjetoj fare ne shqipri, lam
        16 vjet ne itali, pse do thusj ti, se smund te rrija më me kllufa si ty, pall kari, mire ja u ben i gjati damllave si ty

  1. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE MET VELIUT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT thotë:

    ZOTI BUSHATI JU LUTEM DIL NJE MBREMJE ME YMER GELBAZA KELLIREN DHE PENSIONOJE EDHE KETE ZAGAR TE FRUSTRUAR SEXUAL ME SURRAT TE SHEMTUAR DHE QE I MBAN GOJA ERE MUT

  2. YMER GELBAZA NGA MASTURBIMI I TEPERT TANI NGA KARI PO I RRJEDH QELBESIRE DHE MUT NGA BYTHA E FRROK CUPIT thotë:

    ZOTI BUSHATI DHE ZOTI SHKULLAKU QKA MENDONI JU KY GREGU ESHTE I KRISTAQ RAMES APO EDI RAMES? YMER KELLIRA E PUBLIKOJ DOSJEN SE EDI RAMES NUK I PUNON KARI NGA KONSUMIMI I TOPSET I KOKAINES?

  3. Me keqardhje ne vitet e Rames si Kryetar i PS pame sesi mund te shfytyrohet nje parti e madhe tradicionale.
    Servilizmi dhe blerja e mediave mbuloi deri-diku kete te vertete, por sot nen driten e skandaleve te fundit do ta quaja “revolucioni me presh ne duar”.

  4. Asgje per tu habitur, e kisha thene troc qe ne nisje te Ripjelljes (ndjese, te Rilindjes) se neve Ripjellsit (ndjese serish, Rilindjotet)…do te vjedhim me Lezet!
    Por se keta budallenj u rrasen me cizme, kjo nuk eshte asfare faji i adashit tim Timonier ne proces Ripjellje (ta haje dreqi, Rilindje duhet thene)

  5. Elisa qe ka celesat e OQEANIT zonja prej hekuri qe can e shpartallon me TRARET E DOGANAVE🤮🤮🤮👎👎 thotë:

    Te mblidhem te gjithe qelbesirat kundet Sali Berishes ky ishte sllogani I KRYEQELBESIRES !! Dhe tani ku jane? Disa ne burgje disa ne kerkim dhe disa ne pritje. Kane vjedhur cfare nuk I kane bere ketij populli me arrogancen ,babezine dhe injoracen !!!O Zot bej dicka per te mjeret!!!

  6. Kjo ELISA ka jo vetem celesin e Oqeanit por dhe mekanizmin qe ja rroullon sipas deshiren se saj .Ta kemi frike kete grua qe kur del flet ne foltore bashke me gojen qe e rrotullon sipas qefit te Skenderbeut te saj Por dhe bythen e rrotullon si ai. Cfare ngjashmerie ! Nga veshjet super te shtrenjta imiton por dhe ja kaluar kryetares te parlamentit me te madh ne bote por qe I ben karshillik dhe forcen njerzve me te varfer te planetit COHUNI O POPULL !!!

    1. Sec eshte nje idiot me diagnozen “Prapambetje e zhvillimit mendor” qe komenton 5 here ne 10 komente te nje lajmi te cilit me sa duket Merua i ka qire femrat e shtepise.

  7. Lidhjet e Sali Berishës me familjen Osmani ishin më të herëshme. Në vitin 2002, mbesa e dytë e Sali Berishës pati nevojë për një ndërhyrje mjekësore të shtrenjte në Gjermani dhe ajo u mundësua në Hamburg aty ku vepron familja Osmani. Më pas lidhjet e tyre u forcuan dhe ata u bën garantët financiarë të fushatës elektorale të vitit 2005.

    Pas fitores së Partisë Demokratike lojërat e fatit u futën tërësisht nën kontrollin e këtij klani. Ata ishin shitësit kryesor ta makinave të lojërave të fatit për kazinotë e lagjeve që u hapën në çdo cep rruge ndërsa një rrejt i gjerë lojërash të fatit nën kujdestarin direkt të djalit të Sali Berishës

  8. Cfare presim nga kryehajduti I Shqiperise te sjelli sot nga vizita e tij e Suk (Rrejshme) !!! Do te sjelli nje thes me foto me ngjyra, nje karandash dhe nje kornize. Pasi liroi duart nga cantat te mbushura me zarfa te rende qe dolen nga vjedhet qe I bene mbas kurrizit te tij do te filloje shpejt punen Se pari viziton doganave qe te lehtesoje kalimin e kamioneve me “banana” dhe qese me niseshte !!!Se dyti do te beje vizita ne bregdet (se ndoshta po gati te dhuroje ndonje cope nga bregdeti per ndonje fondacion te “miqeve te tij pertej detit dhe oqeanit se jo pa qellim ja ka lene Spiropalit kush kalon dhe jo oqeanin”Se treti eshte DAJAKU ne ndonje konference per shtyp .KAQ DIN TE BEJE KY !!!!

  9. Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për mbylljen e dosjes CEZ. Ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët kanë vulosur mbylljen e dosjes CEZ janë Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Medi Bici dhe Edmond Islamaj. Që të gjithë ishin emëruar nga Sali Berisha dhe PD-ja në këtë gjykatë.

  10. Madame Maxwell PRiNCESHE ELISA dhe delja Deline jane pjese e bordit te AVIONIT RA-LI -EL - DE ose Lolitat e mretit tone(rrofte mbreti dhe lolitat)💩💩💩💩 thotë:

    Rilindjes sa i ka plasur cipa e gropes septike!!Nuk keni pare gje akoma se cfare ere do te lesh one!!! Shqiperine e kane vjedhur qe nga cerium deri me jug !!!!Me DOGANAT Spiropalja me gishtin tregues Kryebukuroshja qe vishet me rroba me te shtrenjta se princeshat Aq Ka vjedhur sa tani vetem duke levizur gishtin ka siguruar breza ,pale qe tani mund te urdheroje deputetet mbi 60 vjec ti coje ne shtepi (Tani shija e saj eshte rritur i don te rrinj dhe te fuqishem USHQeHET MIRE PRINCESHA jone) Me levizjen e gishtit tregues pse jo dhe te by….s AJO ka te drejte dhe ja kane dhene Fu Qine te beje cdo qe per MBRETIN tone te pangopur JEPI fort ELISE !!!

  11. Aq i pabese eshte ky monster sa se ka per gje I perdor I rrjep I ferkon dhe pastaj i shtyp si miza Mire ja ben, Por nje dite do ti vije dhe fundi I tij dhe mesa duket do ta kete me te keq se keta qe shtyp!!!!Ky ska as fe dhe as dhe njehere Atdhe!!!!!

    1. Rama do mbajet mend si llumi me i madh bashke me rilindjen ne keto 100 vjet shtet. Histori do e gjykoje por ky sdo jete me ne kete bote edhe pae turpi do ti vishet ne histori.
      Ky ka kuptur nga i ati qe ketij mileti turko- sunit sa me shume tja qish ropt aq me shume te do.
      Ropt ne podh o ed rama te gjallet e te vdekurit ne varr ti shkerdhefsha

  12. “Berisha është malok, kur hyp në kalë nuk zbret kurrë veç po e rrëzove me plumb”! Për ta zbutur paksa, Namiku shtoi: “Edhe unë jam malok. E njoh psikologjinë e malokut unë!”

    Këtë shprehje, burri që rridhte nga një familje tregtare nga Prizreni e tha në 1994 gjatë një interviste të drejtëpërdrejt në TVSH. Ai ishte stacioni i vetëm televiziv në atë kohë dhe intervista bëri shumë bujë. Më vonë dikush e pyeti Namikun: “Po sikur të mos zbresë as me plumb?” – Atëherë vrisni kalin! U përgjigj qetësisht kryeekologjisti…

  13. Keni pare ndokend ne gjithe historine tone te zbrese nga kali?
    Berisha zbriti dhe po e detyrojne te hipe prape.
    Per sa kohe sdel njeri tjeter i zoti te beje ate qe duhet,perse i bini ne qafe?
    Ate qe ai ka bere gjate gjithe kohes ne pushtet,keta sot e bejne ne dite.
    Bejini llogarite dhe vleresoni.
    Mos beni llaparitje kot,sufllaqet skane goje te flasin fare,ta qepin ishalla perfundimisht.

  14. Vetëm një muaj më vonë do të zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste, ku nuk kishte më shumë se dy muaj kur u krijua nën kontrollin e Alisë “krahu opozitar politik”, Partia Demokratike dhe Partia Republikane.

    Në rrëfimin e fakteve rreth rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, historiania ruse thotë se dy partitë opozitare, nuk ishin madje dakord me vendimin e Ramiz Alisë.
    Ja dhe nje shpellkare tjeter qe beson se salihu do e shpetoje kete rroteKari nga te qenurit shpellkar qe lind dhe nuk behesh por qendron shpellkar gjithe jeten tende,shko lepija bythen salihut tani

  15. Sufllaqe,e para je jashte teme duke fut gjithandej te njejtin koment idiot siç je dhe vete.
    Se dyti nuk po mbron njeri berishen,por tapave si ty,ju a ben rrup sup.
    Se treti bythlepires je ti,qe i shmangesh temes qe eshte aq aktuale se te preken interesat,mos je gje ndonji nga hadutet apo thjesht kocken e rradhes.
    Po te kishe sado pak mend,nuk do beje sherr me mua,por do kerkoje te drejten tende per gjithe keto qe ndodhin,por ke zgjedhur kocken.
    Thjesht je per te ardhur keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *