• |
ide | kryesore

Atentati në Shkodër/ Bandulla u qëllua 3 herë me armë teksa pinte kafen në lokal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qyteti i Shkodrës është zgjuar nga krismat e armës, teksa autorë ende të panjohur i bënë një atentat 55-vjeçarit Nazmi Bandulla. Bandulla është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij gjatë kohës që ishte duke pirë kafen e mëngjesit. Vrasja ka ndodhur në lagjen Partizani në Shkodër. Mësohet se 55-vjeçari është qëlluar 3 herë me armë zjarri. Bandulla ishte një person me precedent të mëparshme penal për konflikte brenda familjes. Në vitin 2020, ai ishte arrestuar pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilit e kishte kërcënuar me armë. Po ashtu, më 26 dhjetor të 2020-s, një sasi tritoli i ishte vënë mjetit tip fouristradë X5, të Bandulës që ishte i parkuar pranë shtëpisë së tij. Vetë Bandula tha në atë kohë se nuk e kishte idenë se kush ia kishte vendosur tritolin, pasi nuk kishte konflikte.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me skemën e ekzekutimit që kanë ndjekur autorët. Policia ka blinduar zonën, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që deri tani nuk është bërë e mundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *