• |
ide | kryesore

DASH: Do të ketë të tjerë “non grata”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Department i Shtetit deklaron se sanksionet ndaj ish zyrtarëve apo dhe zyrtarëve në Shqipëri, do të vijojnë. Në kthimin e përgjigjeve ABC, ky departamenti shpjegon se vendimet ndaj të kurruptuarve mund të njoftohen edhe privatisht për personat nën akuzë. Kjo nënkupton, se mund të ketë politikanë, zyrtarë dhe aktorë të tjerë non-grata, që publiku nuk ka ose nuk do të ketë dijeni për këtë vendim ndaj tyre.

Zëdhënësi për Evropën dhe Euroazinë në departamentin amerikan të shtetit, Ryan Walsh, sqaron:

Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet dhe të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global. Në varësi të rrethanave të veçanta, disa emërtime bëhen publikisht ndërsa të tjerët privatisht.

Në përgjigjen zyrës së shtypit të Departementit amerikan të shtetit, bëhet e ditur gjithashtu se, sanksionet prekin dhe familjarët e personave non grata.

Mos përshtatshmëria vlen edhe për anëtarët e ngushtë të familjes, dhe ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit t’i caktojë publikisht ose privatisht këta zyrtarë dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë. Emërtimet nuk janë të kufizuara në kohë.

Lista e zyrtarëve të shpallur non-grata nga Shqipëria u shtua me 2 emra: ish deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni, pronari i mediave, Ylli Ndroqi./ ABC



5 Comments

  1. C’don populli, ben Partia.
    C’thote Partia, ben populli.

    Eh, mendoja se nuk do te kthehej me ajo kohe!
    Qenkam gabuar.

  2. po zelenksi qe ka para me thase ofsshore?

    Pandora Papers: leaked documents reveal secret wealth of world leaders, Zelensky involved

  3. po zelenksi qe ka para me thase ofsshore? ??

    Pandora Papers: leaked documents reveal secret wealth of world leaders, Zelensky involved

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *