• |
ide | kryesore

Kjaer fiton çmimin Astori për ndihmën ndaj Eriksen: “Nëse sheh dicka të pazakontë duhet të veprosh shpejt”

-Instant, Sport



Pas dy muajsh ekzaktësisht, do të kalojë një vit nga Danimarkë-Finlandë e Euro 2020, një ndeshje që shënjoi jetën e Christian Eriksen. Nëse për ish-mesfushorin e Interit, tani te Brentford, ka akoma një jetë, kjo është edhe falë Simon Kjaer, një nga të parët që e ndihmoi në fushë pas kolapsit. Gjesti i mbrojtësit të Milanit i dhuroi atij çmimin Hall of Fame për futbollin italian kushtuar Astorit: “Më kujtohet Davide në fushë dhe padyshim fundi i tij tragjik, Pioli më ka folur shumë. Diçka që ende i trishton të gjithë dhe do të jetë kështu përgjithmonë. Për mua kjo është një mundësi për të nderuar emrin e tij.”

Kjaer u kthye pastaj në atë pasdite të 12 qershorit: “Disa gjëra dhe disa momente të asaj dite do të mbeten përgjithmonë me mua. Megjithatë, duhet ta pranoj që e kam mbyllur atë kapitull dhe nuk dua të flas shumë për të. Por duke folur këtu, me mirënjohje për FIGC-in dhe për të treguar respektin tim për Davide Astorin dhe për të nderuar trashëgiminë e tij, këtë herë kam vendosur ta rihap këtë kapitull”.

Mbrojtësi danez, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim në kruciatin e gjurit të majtë, vijon: “Kur vrapoja në drejtim të Christian, nuk e kisha idenë, ashtu si asnjë nga shokët e skuadrës, se ai kishte pësuar infarkt. E vetmja gjë që mendoja ishte për ta arritur sa më shpejt të ishte e mundur dhe për ta ndihmuar. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse shihni diçka të pazakontë, duhet të veproni dhe duhet ta bëni atë shpejt.”

Kjaer foli edhe për Serie A: “Këtu ndihem si në shtëpinë time. Ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet: mbaj mend që shumë vite më parë, kur isha ende duke luajtur në Palermo, i thashë menaxherit tim se do të kisha dashur ta bëja te Milan. Ende kam shumë ëndrra dhe objektiva, por më e madhja nga të gjitha është të fitoj titullin me Milanin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *