• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Mariupolit: Forcat ruse po djegin trupat për të fshehur krimet!

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Kryetari i qytetit port të Ukrainës, Mariupol, thotë se më shumë se 10 mijë civilë kanë vdekur që kur forcat ruse rrethuan qytetin. Por, ai shton se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë sa dyfishi i kësaj shifre. Vadym Boychenko akuzoi forcat ruse për djegien e trupave të të vrarëve, në përpjekje për të fshehur dëshmitë e krimeve.

Duke folur me telefon për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, kryebashkiaku i Mariupolit Vadym Boychenko tha se rrugët e qytetit janë të mbushura me kufoma, si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse nga toka, uji dhe ajri.

“Mijëra viktima ngelën në rrugë, nuk kishim mundësi t’i largonim sepse forcat ruse kishin hyrë në qytet dhe lufta urbane kishte filluar. Nuk kishte siguri dhe ishte e pamundur”, thotë ai. Kryebashkiaku foli nga një pjesë e territorit që kontrollohet nga Ukraina, jashtë Mariupolit.

Ai tha se forcat ruse sollën në qytet krematoriume mobile për të djegur trupat e të vrarëve dhe zhdukur dëshmitë e krimeve.

Zoti Boychenko shtoi se informacionet për këto pretendime i ka konfirmuar nga disa burime, por nuk dha më shumë hollësi.

“Tani e kuptojmë arsyen pse pjesa e pushtuar e qytetit nga ushtria ruse është e mbyllur. Ata po mbledhin trupat në përpjekje për të fshehur dëshmitë e krimeve. Tani e dimë pse nuk lejuan hyrjen e asnjë misioni humanitar. Ata nuk donin të tregonin se çfarë kanë bërë. Mijëra banorë janë vrarë nëpër rrugët e qytetit tonë”, shpjegon zoti Boychenko.

Fuqitë perëndimore thonë se forcat ruse po rigrupohen për një sulmi të ri në rajonet lindore të Ukrainës.

Qyteti juglindor i Mariupolit ka përjetuar disa nga sulmet më të rënda dhe humbjet më të mëdha mes civilëve në luftën gjashtë javore. Sulmet e vazhdueshme të forcave ruse kanë vështirësuar grumbullimin e informacioneve mbi gjendjen reale brenda qytetit.

Autoritetet lokale thonë se më shumë se 10 mijë civilë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftimeve, por shifra e vërtetë besohet se mund të jetë shumë më e lartë./ VOA



6 Comments

    1. Ore se na trashet, para ca ditesh thate qe ukrainasit po i djegin te vraret se jane shume.
      Ata s jane indjane te djegin trupat.
      Tani film Hollivudi ne mes te evropes po ben Zelenski.

  1. nuk eshte monster rusi te vrase te vetet idiot

    ka plot video ne internet qe ty te nxjerrin zbulum

    vazhdo ti genje si “ka arme te shkaterrimit ne mase iraku’

  2. cilët janë ata që ke fshehur ke fabrika????!!!

    aty fshihet një skandal i modh prandaj edhe fillun akuzat tuaja

    jo po po djeg, jo po perdor arme kimike etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *