• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Mbyllet pas 9 orësh mbledhja e grupit të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar pas gati 9-orësh debatesh mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Në një deklaratë për media në fund të takimit, kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj deklaroi se shumica dërrmuese e deputetëve ishin të mendimit se një proces i njëanshëm nuk çon drejt bashkimit të Partisë Demokratike.

“Zoti Berisha erdhi dhe si gjithmonë unë i thashë të njëjtat gjëra, siç e keni marrë vesh. Vura re që shumica dërrmuese e kolegëve konstatuan disa gjëra të thjeshta që konstatojnë gjërat që çojnë te bashkimi.

Një proces i njëanshëm nuk të çon në bashkim, ky është konstatimi i parë. Një shumicë dërrmuese kërkoi që bashkimi të realizohet në bazë të një procesi të përbashkët ku mos të ketë përjashtime.

Riorganizimi të fillojë nga qeliza, seksioni e më pas të grupseksioni e kështu me radhë. Kjo u tha nga deputetët të cilët e ofruan këtë zgjidhje. Unë ju ofrova deputetëve që nesër çdo deputet të propozojë në mënyrë shtjelluese propozimin e tij”, – tha Alibeaj. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *