• |
ide | kryesore

Serë kanabisi dhe 262 kg drogë në banesë, arrestohet djali i vogël i familjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar të shpallur në kërkim lidhur me sekuestrimin e 262 kg lëndë narkotike kanabis në gusht të 2021. Në pranga ka rënë Klajdi Kapllanaj. Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin gusht të vitit të kaluar, së bashku me babain Fatbardh Kapllanaj dhe vëllain Engjëllush Kapllanaj, pasi në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës së këtij shtetasi, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proces tharjeje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *