• |
ide | kryesore

Champions/ Guardiola në qytetin e përjetshëm ‘armik’: City ka një gol për të mbrojtur, Liverpool pranë gjysëmfinales

-Instant, F1, Sport



Befasitë e spektakli i mbrëmjes së djeshme në Champions League do të pasohen nga të tjera emocione me dy sfidat e të mërkurës në të cilat Atletico Madrid do të tentojë të përmbysë Manchester Cityn, ndërsa Liverpool duhet të bëjë kujdes me Benfican për të mos lejuar rikthimin e portugezëve, si bëri Real me Chelsean. Colchoneros do të kërkojnë të përmbysin deficitin 1-0 kur Manchester City të zbresë në Wanda Metropolitano për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Me një këmbë tashmë të vendosur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Liverpool mirëpret Benfikën në Anfield për ndeshjen e dytë të çerekfinales së tyre. Skuadra e Jurgen Klopp mori një fitore dominuese 3-1 në ndeshjen e parë në Estadio da Luz dhe synon të shkojë drejt një përplasje me Villarreal, në katërshen finale.

ATLETICO MADRID vs MANCHESTER CITY (0-1)
Trajneri i Atleticos, Simeone do të mirëpresë Yannick Carrascon përsëri në grup, pasi pezullimi e mbajti atë jashtë humbjes në ndeshjen e parë në Etihad, ndërsa të gjithë lojtarët me dy kartonë të verdhë do të shohin që paralajmërimet e tyre të fshihen përpara gjysmëfinaleve. Mesfushori Hector Herrera, mbetet jashtë fushës së bashku me mbrojtësin kryesor Jose Gimenez, me këtë të fundit që duket se do të humbasë edhe një here përplasjen me Citizens për shkak të problemit të tij në pulpë, por Simeone gjithësesi është i pajisur mirë për ndeshjen e dytë. Kthimi i shpejtë me anglezët dhe një humbje frenuese në Liga duhet të çojnë në të paktën një ose dy ndryshime në skuadër, me Joao Felix që pritet të kthehet në formacion së bashku me Renan Lodi dhe Sime Vrsaljko.

City gjithashtu ka vetëm dy situata dëmtimesh për t’u shqetësuar për ndeshjen e kthimit, me Ruben Dias që ende po lufton me problemin e kaviljes por me shumë mundësi nuk do të jetë në fushë. Edhe sulmuesi adoleshent Cole Palmer është jashtë me një problem në këmbë. Guardiola nuk do t’i rikthejë me nxitim në fushë lojtarët, kështu që Gabriel Jesus, titullar edhe në fundjavë, mund të jetë zgjedhja e duhur, duke patur parasysh se për ndeshjen e ardhshme në kampionat braziliani është i skualifikuar për shumë kartonësh të verdhë. Kyle
ëalker tani është rikthyer pas pezullimit në Europë, por Nathan Ake e mbajti mirë fortesën si mbrojtës i majtë në ndeshjen e parë dhe do të shpresojë të hyjë në garë për një tjetër fanellë titullari, në periudhën e egër të Pashkëve për Cityn.

Formacioni i mundshëm i Atletico Madrid:
Oblak; Savic, Felipe, Reinildo; Vrsaljko, Llorente, Koke, Lemar, Lodi; Griezmann, Felix

Formacioni i mundshëm i Manchester City:
Ederson; Walker, Stones, Laporte, Ake; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Foden, Sterling

LIVERPOOL vs BENFICA (3-1)
Pavarësisht periudhës së tyre të pandërprerë të ndeshjeve, Jurgen Klopp është duke punuar me një skuadër të plotë për momentin, me dëmtimin në kokë të Fabinhos në ndeshjen e parë jo aq serioz sa për ta përjashtuar atë nga konkurrenca për sfidën kundër Man City. Takumi Minamino, Harvey Elliott, Divock Origi dhe Alex Oxlade-Chamberlain u lanë të gjithë jashtë skuadrës për të dielën, mes shumë opsioneve të Klopp, ndërsa duhet të bëjnë kujdes Sadio Mane dhe Diogo Jota. Të dy do të humbisnin ndeshjen e parë të gjysmëfinales nëse ndëshkohen me karton. Me të dy lojtarët që erdhën nga pankina – dhe shënuan – në Etihad, Klopp mund të zgjedhë të rikthejë Roberto Firminon dhe Luis Diaz në formacionin titullar së bashku me Mohamed Salah, të cilit i duhet edhe një gol për të kaluar Steven Gerrard si golashënuesi rekordmen i Liverpool në Anfield, në Champions League, me 15.

Benfica po punon gjithashtu me shumicën e lojtarëve të saj të rëndësishëm në dispozicion, duke përjashtuar Lucas Verissimo, i cili mbetet jashtë garave për një kohë të gjatë për shkak të një problem në ligamentit e kruciatit, së bashku me sulmuesin Rodrigo Pinho dhe Rafa Silva. Trajneri i Benficas do të ketë gjithashtu Jan Vertonghen në dispozicion të tij, pas një pezullimi në kampionat, dhe ish-lojtari i Tottenham Hotspur duhet të marrë vendin e tij të ligjshëm në mbrojtje së bashku me Nicolas Otamendin. Pasi la pushim disa nga lojtarët e tij më të mirë në fundjavë, tekniku Verissimo duhet të reshtojë sërisht në fushë, Alex Grimaldo, Julian Ëeigl dhe Goncalo Ramos, si titullarë në Anfield.

Formacioni i mundshëm i Liverpool:
Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Keita, Fabinho, Jones; Salah, Firmino, Diaz

Formacioni i mundshëm i Benfica:
Vlachodimos; Gilberto, Vertonghen, Otamendi, Grimaldo; Goncalves, Ëeigl, Taarabt, Everton; Ramos, Nunez



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *