• |
ide | kryesore

Nga Talo Çela te Erjon Llapushi, polici kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e 5 të kërkuarve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar në vend. Në një njoftim të fundit, policia ka publikuar disa foto të personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale. Në deklaratë janë publikuar emra dhe fotot e Talo Çelës, Laert Haxhiut, Jani Aliat, Ibrahim Licit dhe Erjon Llapushit.

Për këdo që ka informacion, policia vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.

 

Njoftimi

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kryesisht të atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Falë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me qytetarët, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe kërkon sërish bashkëpunimin e tyre për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve:

TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI

Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.

Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë.



2 Comments

  1. Cfare gallate. Po si pretendon policia qe te flasin qytetaret kur nuk u siguron atyre anonimatin. Me shpejt te vjen te dera ai qe raportove, sesa vete policia per ta kapur. Per me teper kur policet i shikon perdite me uniforma e makina policie duke ngrene e pire me kriminele ne lokalet e ketyre te fundit. Ketu policia eshte ne sherbim te krimit, jo te qytetareve

  2. Po çfarë më duhet mua se çfarë bën një kriminel, kur ata që i kemi zgjedhur për të na mirëqeverisur e rruajtur nga kriminelët, në fakt janë shumë më kriminelë se kriminelët?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *