• |
ide | kryesore

Lejoi trafikun e armëve drejt Italisë, arrestohet polici në Portin e Durrësit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Njoftim i AMP

Akuzohet për shpërdorim detyre, AMP arreston Besard Xhaferrin, polic kufiri në Portin e Durrësit. Vijon procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit. Falë hetimit të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Jurisdiksionit të Përgjithshëm Durrës është arrestuar punonjësi i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, Besard Xhaferri, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

‘Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka ekzekutuar Urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka vendosur masën shtrënguese “Arrest në burg” për punonjësin e policisë Inspektor B. XH., 37 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durres-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.

Hetimet vazhdojnë për përfshirje të punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *