• |
ide | kryesore

Në burg për inceneratorin e Fierit, SPAK merr sot në pyetje Alqi Bllakon

Arkiva
e-maile



Ditën e sotme ish-deputeti i PS Alqi Bllako do të merret në pyetje nga SPAK në lidhje me inceneratorin e Fierit, akuzë për të cilin ai ndodhet në burg.

Mësohet se marrja në pyetja do të nis në orën 13:00 .

Bllako do merret në pyetje për procedurat edhenies se koncesionit për inceneratorin e Fierit.

Këtë herë Bllako do pyetet nga SPAK si person nën hetim, ndyshe nga dy muaj më parë kur u pyet si person që kishte dijeni per dhenien e koncesionit e inceneratorit të Fzierit.

Bllako do pyetet në praninë e avokatit të tij mbrojtës, ku do i administrohet e gjitha dëshmia për hetimin e kësaj ccështjeje. Burime bëjnë me dije se grupi hetimor po këmbëngul që të bëjë bashkëpuntorë një nga personat e arrestuar dy javë më parë, lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.

Në dosjen hetimore që Fax neës disponon në procedurat e tokës për ndërtimin e inceneratorit, del edhe emri i kryetarit të Bashkisë Fier. Në dosje thuhet se bashkisë së Fierit i është shkaktuar një dëm prej rreth 16 milion lekësh të rinj. Në dosje, thuhet se kryetari i bashkisë ka vënë në dijeni Ministrinë e mjedisit për mënyrën e gabuar të shpronësimit të tokës.

Buxheti i bashkisë së Fierit ka pësuar një dëm prej 16 milionë lekësh të reja me shpronësimin abuziv të tokës ku është vendosur incineratori në pronësi të Klodian Zotos.

Hetimet e SPAK, kanë zbardhur faktin se kryebashkiaku Armando Subashi ka firmosur 4 urdhra pagese edhe pse ishte në dijeni se vendimi i shpronësimit ishte marrë në qeveri në mënyrë të gabuar duke e paraqitur pronën si tokë truall kur në hipotekë rezultonte tokë arë.

Referuar dosjes Komisioni i Shpronësimit është ngritur me urdhër të Ministrisë së Mjedisit, por anëtarët e tij jo vetëm që nuk kanë marrë pjesë por as nuk kanë pasur dijeni.

Anetarët e Komisionit Ylli Hoxha, Ardiana Gjini, Rael Qeleshi, dhe Sabina Cenoimeri nuk qenë në dijeni dhe procedura pështë mbajtur vetëm nga kryetari Pëllumb Abeshi.

Dosja e përgatitur nga Abeshi është përcjellë më pas për miratimin në qeveri për procedurën e shpronësimit me dukumentacion të falsifikuar, duke përllogaritur gabim vlerën e shpronësimit dhe duke shkaktuar një dëm në buxhetin e shtetit në vlerën e 16 milionë e 288 mijë lekëve.

Prokuroria ka kërkuar vlerësimin e tokës së shpronësuar nga një ekspert i pasurive të paluajtshme i cili në 15 shkurt 2022 ka dorëzuar në SPAK raportin, ku nga përllogaritjet ka saktësuar edhe dëmin që i është shkaktuar shtetit.

Gjithashtu sipas dosjes leja e ndërtimit nga KKT për inceneratorin Fier është dhënë në shkurt të vitit 2018.

Referuar dokumenteve projekti i Fierit dhe prodhimi i energjisë duhet të përfundonte 20 muaj pas dhënies së lejes. Kur kanë kaluar 4 vite nga dhënia e lejes inceneratori i Fierit nuk ka prodhuar asnjë KË energji.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *