• |
ide | kryesore

Sherri në Atletico-City, tifozët anglezë kërkojnë përjashtimin e Colchoneros nga Champions

-Instant, Sport



Në ndeshjen finale mes Atletico Madrid dhe Manchester City ndodhi gjithçka, një sherr i madh në fushë dhe akoma më i madh në tunelin për në dhomat e zhveshjes. Gjithcka nisi në minutën e 89, pas një faulli të Felipes ndaj Foden, e mes dy skuadrave shpërtheu një sherr i furishëm. City siguroi një vend në gjysmëfinale të kompeticionit falë rezultatit të përgjithshëm 1-0, të arritur duke fituar ndeshjen e parë në Etihad, por ndeshja e kthimit në Wanda Metropolitano do të mbahet mend kryesisht për skenat e turpshme në fund.

Pas një kontrasti mes Phil Foden e qendërmbrojtësit të Atleticos, Felipe, anglezi mbeti në tokë, por sipas Savic, 21-vjeçari po përpiqej të humbiste pak kohë. Malazezi iu afrua Foden, e kapi nga fanella dhe e tërhoqi zvarrë për ta nxjerrë nga fusha. Pikërisht në atë moment shpërtheu kaosi dhe nis përleshja, me ish-mbrojtësin e City, që fillimisht u konfliktua me Raheem Sterling dhe më pas i shkuli flokët Grealish, i cili e kishte fyer. Armiqësia më pas u intensifikua në tunel, aq sa policia spanjolle, me mjete për protesta, u desh të nxitonte në dhomat e zhveshjes për të ndarë të dy palët.

KËRKESA E TIFOZËVE ANGLEZË
Tifozët anglezë nuk e kanë pëlqyer sjelljen e vendasve dhe, në rrjetet sociale, kanë ngritur zërin për përjashtimin e Atleticos nga Champions League në sezonin e ardhshëm: “Atletico Madrid duhet të ndalohet të luajë Champions League sezonin e ardhshëm”, shkruan dikush. Një tjetër shton: “Atletico duhet të përjashtohet nga Europa. Ata kanë probleme”. Por ka edhe nga ata që fajësojnë Simeonen: “Atletico duhet të përjashtohet nga Europa sezonin e ardhshëm. E gjithë kjo rrjedh nga Simeone. Skuadër e tmerrshme”. Refreni është unanim: “E turpshme. Atletico duhet të përjashtohet nga futbolli evropian sezonin e ardhshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *