• |
ide | kryesore

Zhduket 37-vjeçarja nga Vlora, burri e kërkon me polici

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçare me inicialet M.T., banuese në Vlorë rezulton të jetë larguar nga banesa e saj. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gruaja është larguar nga shtëpia në lagjen ‘1 Maji’. Ka qenë bashkëshorti i 37-vjeçares që ka bërë denoncimin në polici.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasi K. T., 44 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, se i është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja M. T., 37 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftim. 

Bashkëshorti ka ngritur alarmin tek autoritetet dhe kërkon ndihmë për gjetjen e bashkëshortes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *