• |
ide | kryesore

Video/ Broja e Southampton i heqin Champions-in Arsenal: tregolëshi fantastik i Ronaldos eviton turpërimin e United

-Instant, Sport, Video



Një Cristiano Ronaldo i pashtershëm e kthen Manchester Unitedin në luftë për vendin e katërt në Premier League. Në javën e 33, portugezi shënoi një trigolësh të shkëlqyer dhe shtyn Djajtë e Kuq drejt një fitore 3-2 kundër Norwich. Të besuarit e Rangnick janë rikthyer në ritëm të plotë për një vend në Ligën e Kampionëve, edhe për shkak të humbjeve 1-0 të Tottenhamit, të befasuar nga Brighton në minutën e 90 (gol i Trossard) dhe Arsenalit që u dorëzua përpara Southamptonit të Brojës. Ka përfunduar 1-2 Watford-Brentford.

SOUTHAMPTON 1-0 ARSENAL
Southampton akomodohet në mesin e Premier League me një fitore 1-0 kundër Arsenal. Për Saints të udhëhequr nga Armando Broja, ndeshja u vendos nga goli i Bednarek në minutën e 44. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte rrezik konstant për prapavijën e Gunners, që kjo humbje i kushton vendin e katërt që të con në Champions. Kështu Arsenali i Artetës nuk përfitoi dot nga humbja e Totenhemit për t’u ngjitur në vendin e katërt, ndërsa arrihet edhe nga United, në kuotën e 54 pikëve, i tërhequr nga Ronaldo.

TOTTENHAM 0-1 BRIGHTON
Londra konfirmohet si një tokë e favorshme për Brighton, që pas 3-2 befasues ndaj Arsenal përsëritet dhe bën të qajë një tjetër londineze në garë për Champions: Tottenhamin e Antonio Contes, që pas katër fitoreve radhazi rikthehet të shijojë hidhërimin e disfatës. Një sukses i merituar për Seagulls, të cilët morën maksimumin ndaj një Spurs jo shumë të rrezikshëm në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, vendasit e shtuan intensitetin dhe krijuan disa mundësi, por pa e frikësuar kurrë Sanchezin: mbrojtja bllokoi Bentancur, më pas Reguillon nuk arriti në krosimin e Hojbjerg. 0-0 dukej i pashmangshëm, por në të 90 erdhi befasia për Conten: një seri përplasjesh favorizuan Trossard, që me një finte kaloi Dier dhe me të djathtën mposhti Lloris. Me 40 pikë, Seagulls janë në mesin e renditjes, tashmë të sigurt virtualisht. Nga ana tjetër Conte nuk arrin të shënojë fitoren e pestë radhazi për të konsoliduar vendin e katërt.

Premier League England
Tottenham Hotspur 0-1 Brighton & Hove Albion
Manchester United 3-2 Norwich City
Southampton 1-0 Arsenal
Watford 1-2 Brentford



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *