• |
ide | kryesore

PD shpall fituesit e zgjedhjeve në 6 degë të vendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën këtë të hënë në 6 degë të PD.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:

1. Dega Berat: Morën pjesë në garë 4 kandidatë dhe fitues u shpall Shyqyri Dura me 46% të votave. 

2. Dega Librazhd: Morën pjesë në garë 3 kandidatë dhe fitues u shpall Ilirjan Alliu me 53 të votave. 

3. Dega Prrenjas: Morën pjesë në garë 2 kandidatë dhe fitues u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave. 

4. Dega 1 Tiranë: Morën pjesë në garë 2 kandidatë dhe fitues u shpall Fetah Hasanaj me 76% të votave. 

5. Dega 5 Tiranë: Morën pjesë në garë 5 kandidatë dhe fitues u shpall Fatmir Myrta, me 47% të votave. 

6. Dega 8 Tiranë: Morën pjesë në garë 2 kandidatë dhe fitues u shpall Gazmend Sallaku, me 64% të votave.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, PD thotë se në degët e Berat, dhe Tirana 5, procesi vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *