• |
ide | kryesore

Refuzon të përdorë fjalën gjenocid, Zelensky fton Macron të shohë krimet ruse

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN se ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë me sytë e tij gjenocidin që forcat ruse kishin kryer në Ukrainë. Macron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar më herët se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze dhe arritjes së paqes.

“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky.

Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për gjenocid, javën e kaluar akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit duke u përpjekur të fshijë identitetin ukrainas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *