• |
ide | kryesore

Veliaj si teknik ndriçimi, Begaj si mazhordom dhe humbja me përkthimin/ Incidentet me Procesin e Berlinit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Veliaj



Nën udhëheqjen e Edi Ramës, socialistët njihen për aftësitë e tyre për zhvillimin e evenimenteve të mirëorganizuara, dhe samiti i Procesit të Berlinit nuk qe përjashtim. Megjithatë, vizitat e krerëve të shteteve europiane në Tiranë u shënjuan nga tre incidente të cilat morën jo pak vëmendje.

I pari ishte incidenti me përkthimin në konferencën që Rama mbajti me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Për rreth 15 minuta Scholz foli në gjuhën e tij, dhe me përjashtim të shqiptarëve gjermanisht folës, të tjerët vështirë se kanë kuptuar se çfarë tha ai në shkallët e Piramidës në Tiranë.

Kur mungesa me përkthimin u kthye në problem, kancelari gjerman u detyrua të fliste në gjuhën angleze. (shiko videon poshtë) 

Incidenti i dytë ndodhi në inaugurimin e Piramidës. Pasi Erion Veliaj mbajti fjalën në Piramidën që e kishte inagururar edhe një herë para zgjedhjeve 5 muaj më parë, ai u detyrua të ndezë dritën e celularit, për shkak të mungesës së ndriçimit. Kështu të ftuarit mund të lexonin fjalimet.

Kjo situatë qesharake zgjati për pothuajse 10 minuta. Veliaj mbante telefonin ndezur mbi fjalimet që lexuan drejtoresha ekzekutive e TUMO-s Meri Lu dhe kreu i Fondit dhe Fondacionit Amerikan, Michael Grannof.

Incidenti i tretë ndodhi në vizitën që Presidenti francez Emanuel Makron zhvilloi në Presidencën shqiptare. Aty e priti Bajram Begaj.

Ky i fundit, i shqetësuar për shiun që nuk pushonte, vendosi t’i mbajë çadrën homologut të tij francez. Si në hyrje, edhe në dalje të Makronit nga godina e presidencës, kreu i shtetit shqiptar u pa në rolin e një mazhordomi, në një akt të papërshtatshem për detyrën që i imponon pozicioni i tij. ©LAPSI.AL 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos  



5 Comments

  1. Pu pu pu sa turp Begaj?! 😅

    Punon Rama shkrete te organizoje gati ne perfeksion aktivitete te tilla ne te mire te Shqiperise, po te lejne shqipot?! Te turperojne para botes me detaje te tilla acaruese.

    Begaj s’e ka kuptu akoma qe eshte President i Republikes. Edhe ai vete nuk e beso fatin qe i ka rene! 😅

    1. Pupu haduti i shkrete per Kruta legene si vete, qe ka mbledh rreth vetes.O kari polis edhe laderi boteror po te ishte do ta kishte bere sepse e kemi pare shpesh si i lepihet vuqiqit e te tjreve lider te evropet. Pune laparakesh antishqiptar hajdute..

  2. Fytyre nxire, bytt pa lare, shpirt katrane, shesin te parealitetin si lulezim, por dhe bota mashtrohet, blihet ne kurriz te nji populli qe vidhet, largohet, coptohet nga kjo kaste tradhtaresh me familje e atdhe.Me horra te ardhur, trshegimtare, demokracia eshte ne rrezik, sepse krye banditi Rama vetem aktron, vjedh, mashtron, e popullin e shet si te lumtur, e te lumturit e shtypur na rrijne urte. Kjo eshte metoda e babait e udheheqesit te tyre kriminel,Hoxha, qe sa me te varfer e shtypur ta mbashe popullin, aqe me shume e detyro qe te dashte.Kjo eshte strategjia e bijeve te tyre, por me forma e lojra ne perden e demokracise, se skena eshte tjeter jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *