• |
ide | kryesore

Zhduket prej dy ditësh 15-vjeçari në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme



Një djalë i mitur 15-vjeçar është zhdukur prej dy ditësh në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas një njoftimi të policisë për mediat, ishte nëna e adoleshentit që ka shkuar në komisariat duke treguar rastin.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur më datë 17 prill në fshatin Babicë të Vlorës.

“Në Komisariatin e Policisë së këtij qyteti ka bërë kallëzim shtetasja B. B., 31 vjeçe, banuese në Sevaster, Vlorë, se prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më, djali i saj i mitur 15 vjeç.” – thotë mes të tjerash policia. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *