• |
ide | kryesore

Fotot/ Shenja misterioze e Berishës. A ka parë dallëndyshe?

-Instant, Arkiva, Pikante



Në një konferencë për energjetikën që është mbajtur në PD, Sali Berisha është shfaqur me një shenjë të pazakontë në dorë që ngjante më e çuditshme për profilin e tij tejet serioz.

Ai mbante në dorën e djathtë një rreth prej peri kuq e bardh. Shumë kush e interpretoi atë si një verore që zakonisht u vihet fëmijëve në ditën e verës në mënyrë që atyre ti realizohet një dëshirë.

Ajo nuk hiqet nga dora deri në momentin kur ai që e ka mbajtur sheh një dallëndyshe. Sipas traditës thuhet: “Se në momentin që e vendos veroren, duhet të mendohet një dëshirë. Dhe kur kjo verore të merret nga dallëndyshja dhe të vihet në fole, do ju realizohet dëshira”.

Nuk dihet nëse dëshira e fshehtë e Berishës është që pasi mundi Bashën të mundë edhe amerikanët që e kanë shpallur non grata, por një gjë është e sigurt, ai ende nuk e ka parë dallëndyshen që do e shpinte në destinacion dëshirën e tij, ndaj e mban në dorë rripin e perit bardh e kuq.

©Lapsi.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *