• |
ide | kryesore

‘Humb gjurmët’ 36 vjeçari në Tiranë, i vëllai e kërkon me policinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Numri i personave që largohen pa asnjë gjurmë nga shtëpia, dhe nuk kthehen, po shënon një rritje të ndjeshme javët e fundit. I tillë është edhe rasti i fundit i raportuar nga Tirana, kur një 36-vjeçar I.M. është larguar pa gjurmë nga banesa. Rasti është denoncuar nga vëllai i të zhdukurit.

“Më datë 19.04.2022, shtetasi A. M., 44 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi I. M., 36 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *