• |
ide | kryesore

Berisha për bordet e monitorimit të çmimeve: Përligjin spekulimin. Si në diktaturë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha kërkoi sot heqjen e menjëhershme të bordeve të qeverisë që caktojnë çmimet për produkte të ndryshme, duke i cilësuar ato praktika tipike të diktaturave.

Nga një konfererencë për mediat nga selia e PD-së, Berisha deklaroi se bordet përligjin spekulimet dhe krijojnë mundësi për abuzime. Ai mori shembullin e vitit 1992 kur çmimi i bukës u rrit me 15-fish, duke theksuar se kjo nuk krijoi asnjë problem për shkak të kompensimit nga qeveria.

“Po shkohet drejt mungesës së ushqimeve në familjet e zakonshme shqiptare, Bordet e krijuara nga qeveria janë forma të vjetra që të kujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë bord për rregullimin e çmimit të ushqimeve.

Qeveria ka mundësitë dhe mënyrat kur ajo nuk është frymëzuese e spekulimit, të godasë spekulimin aty ku lind. Qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i rritjes së çmimeve. Bordet veç sa përligjin spekulimet dhe krijojnë mundësi për spekulime. Anulimi i bordeve përveç entit të energjisë që është institucion konstant, është kusht për marrjen e masave të cilat janë fare të thjeshta.

Qeveria kompenson një për një rritjen e çmimit të produkteve të shportës. Kjo praktikë është ndjekur në të gjitha kohërat për ata që zbatojnë tregun dhe rregullat e tij. Rritja me 15-fish e çmimit të bukës në vitin 92 nuk krijoi asnjë problem sepse u kompensua për çdo qindarkë nga qeveria”, u shpreh Berisha.



10 Comments

  1. Ne kohen tende nuk kishte njeri qe nuk ankohej per pune , borxhe sepse nuk kishin lek qe te perballonin çmimet

    1. Ti,Sali mendon qe jemi akoma ne kohen tende?
      Rames nuk i afrohesh as te gishtiii…ti i zgjidh gjerat me diktature,dhune…ne kohen vetem vjedhje ka pas dhe populli skishte lek …

    2. Po ik o kriminel se nuk t kan ngel ty me u marr me bordet e monitorimit te cmimeve e tha mir Rama qe ti je nje i vdekur se kuptoj pse merresh akoma me politik po ik jeto dhe ate pak koh qe te ka mbetur

  2. Qeveria po punon qe te ruaje transparencen dhe mos te lere bizneset te abuzojne me cmimet. Berisha flet vetem fjale boshe.

  3. Normal qe ka te drejte te vej cmime pasi cdo biznes nese e len te lire i vej si ti doje qefi dhe me pas e han populli.

  4. ti normale o berishe qe ke per te then kshu sepse ti e cove vendin ne grop me gabimet e tua sepse nese politika tende do te ishte e mire sot ne sdo te kishim kaq mungesa ne ekonomi o i pafytyre

  5. Plaku merre a ka ekzituar ne kohen tate najher drejtsia??Joooo sepse nkohen tate ka pasur vetem hajduta si puna jote po nuk te ka ngel ty tmerresh me bordet e monitorimeve po shif jeten se dhe aq dit tkan ngel

  6. O bythqim i vockel rilindas qe shkruan me disa emra, dy fjale per ty:

    Sali Berisha eshte tmerri i yt por me shume i Edvin Rames.

    Edvin Rama i ka ditet e numeruara.

    KAQ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *