• |
ide | kryesore

Berisha voton për kryetarin e degës Nr.2 në Tiranë: Asgjë nuk e ndal revolucionin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar këtë mëngjes për kryetarin e ri të degës numër 2 në Tiranë, në selinë qëndrore. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, ish-kryeministri tha se ky është procesi më demokrat i zhvilluar ndonjëherë dhe e quajti gjithashtu si historik.

“Kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokrati, i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelte e rithemelimit të PD si një forcë e fuqishme. Por theksoj se këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare. Kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë dhe ky është një ogur i bardhë. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narko-shteti dhe një diktature. Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset për të ta shndërruar PD në forcë politike fitimtare”, deklaroi ai.

Në një prononcim për mediat, Berisha u pyet gjithashtu edhe për ankimin e Enkelejd Alibeajt që u mor ditën e djeshme në shqyrtim nga gjykata. Ish-kryeministri theksoi se ky është një revolucion që asgjë nuk e ndal, ndërsa hodhi sërish akuza ndaj gjyqtares dhe ambasadores amerikane. Ai tha se është akt individual dhe se do të informojnë SHBA-në me hollësi.

“Ky është një revolucion, ju garantoj. Keni parë këto kohë një lloj rënie të valës, por në të vërtetë ka qenë një angazhim total në procesin zgjedhor të PD. por këta sot janë në këmbë se marshin e tyre nuk mund të ketë forcë që e ndal. Për sa i përket standardit një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon çdo imagjinatë. Në një presion të tmerrshëm. Kjo është e qartë që është po kjo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë, duke vlerësuar më parë se ne nuk ishim palë, por tani ajo shpalli palë. Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat, mbi të cilat vlerat e lirisë qëndrojnë SHBA. Është një akt individual, për të cilin ne do të informojmë me hollësi shtetet e bashkuara”, u shpreh ai. I pyetur nëse do të pranojë vendimin e gjykatës, Berisha nuk preferoi të përgjigjet.



11 Comments

  1. Berisha pranon publikisht mashtrimin me gjyqin ndaj Blinken, gjyqtari i Parisit s’gjykon dot persona jashtë Francës e me imunitet,loqja salih voton ne ajer,politikani komunist i fundit ne ballkan qe voton per here fundit,gjykata do e coje per skrap

    1. Ore si nuk kane shkruar asnje fjale keta te Lapsit per kontraten skandaloze qe beri Berisha-Meta per TAP ? Investitori i TAP kishte planifikuar te paguante taksa tranziti deri ne 35 miljon euro , por si per cudi kontrata u be pa taksa tranziti . Te gjitha indiciet te cojne tek maskarralliku qe beri Haxhinasto i LSI per te mos e vene ne kontrate kete lloj takse, por qe ne te vertete paguhet diku.

  2. Berisha eshte i vetmi BURRE ne politiken shqiptare. Pas tij jane 1000 vende bosh, pastaj vijne
    burrece, buburrece, zhapinj, bretkosa, zvarranik hijena, cakenj gjithfare speciesh parazitare qe i jane ngjitur
    trupit te pushtetit e politikes per te thithur gjakun e Shqiperise.

  3. te shkoi jeta ne revolucione o rrot kari! Si komunist dhe sekretar partije mendon se me revolucione do mundesh Ameriken Me ke do i besh revolucionet me 4000 maloke te ndyre dhe injorante ,te prashe dhe te piset qe lahen njehere ne muaj dhe ju eshte bere morri per tu vra me llastik?

  4. Mjerim mendor, te besosh se…..
    E SHKUARA, ESHTE E ARDHMJA. dhe se… E VJETRA, ESHTE E RE.
    Vetem nje naiv mund ta besoj kete.

  5. SI KA MUNDESI QE VASALET SHAJNE NJERIUN E LIRE???

    DILNI PRA JU TJERET BENI OPOZITE

    PSE FSHIHENI PAS FUSTANIT TE KIMJONGUNIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *