• |
ide | kryesore

Qeshi për humbjen e Lazios, Acerbi i shkruan letër tifozëve: “Insinuata absurde, nuk mund dhe nuk dua t’i pranoj”

-Instant, Sport



“Pas ndeshjes kundër Milanit lexova dhe dëgjova insinuata absurde që nuk mund dhe nuk dua t’i pranoj”. Me një letër, dërguar në Corriere dello Sport-Stadio, por drejtuar të gjithë tifozëve të Lazios, Franecsco Acerbi i rikthehet zhurmës së shkaktuar nga e qeshura e tij menjëherë pas golit vendimtar të Tonalit, në ndeshjen kundër kuqezinjve: “Ajo që nuk mund të pranoj janë konkluzionet mbi integritetin tim personal dhe profesional, mbi seriozitetin tim dhe impenjimin tim për të mbrojtur ngjyrat e Lazios, me ose pa shiritin e kapitenit – shkroi mbrojtësi, i cili më pas bëri një apel për publikun e Olimpicos – Do të doja që të gjithë së bashku të mund të kthejmë faqen, të paktën për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me dinjitet dhe respekt të ndërsjellë”.

LETRA
“Ndeshja kundër Milanit ishte për të gjithë një përzierje emocionesh dhe zhgënjimesh dhe kështu, pas një reagimi fillestar të diktuar nga instinkti, vendosa të marr 48 orë për të reflektuar dhe për të gjetur fjalët e duhura për të ndarë mendimet dhe ndjenjat e mia, me zemër të hapur. Nuk pres që të mirëpriten, por shpresoj që të paktën të dëgjohen dhe të kuptohen.

Fatkeqësisht, prej disa muajsh po përjetoj një situatë në nivel personal që nuk e prisja kurrë ta përjetoja. Kam një ndjenjë vetmie që më lëndon nga pikëpamja njerëzore. Me këtë nuk dua t’i drejtoj gishtin askujt: është ndjesia ime personale që sigurisht nuk mund të më lërë indiferent, brenda dhe jashtë fushës. Por në një moment vështirësie, familja ime më jep ekuilibër dhe qetësi për të përballuar gjithçka me kokën lart.

E përbashkëta ndaj futbollistëve është se puna dhe të ardhurat tona na bëjnë të imunizuar ndaj gjendjeve emocionale – pozitive dhe negative – që karakterizojnë normalitetin e një qenieje njerëzore. E për këtë arsye ne priremi ta gjykojmë lojtarin sikur ai të mos kishte emocione dhe ndjenja, të cilat në punën tonë shpesh janë shumë të forta dhe konfliktuale. Ne shumë shpesh bëjmë gabime, jemi qenie njerëzore, është e drejtë ta kujtojmë gjithmonë këtë.

Asnjëherë nuk jam larguar nga detyrat dhe përgjegjësitë e mia, sepse jam burrë dhe baba i një familjeje, edhe para se të isha futbollist. Kjo është arsyeja pse unë kam pranuar gjithmonë detyrën dhe nderimet e punës sime, i vetëdijshëm se kritikat për performancën në fushë janë pjesë e lojës.

Ajo që nuk mund të pranoj janë konkluzionet për integritetin tim personal dhe profesional, për seriozitetin tim dhe për angazhimin tim për të mbrojtur ngjyrat e Lacios, me ose pa shiritin e kapitenit. Pas ndeshjes kundër Milanit lexova dhe dëgjova insinuata absurde që nuk mund dhe nuk dua t’i pranoj. E thjesht fakti i të qenit këtu për të mbrojtur integritetin dhe profesionalizmin tim më lëndon thellë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *