• |
ide | kryesore

Menaxhimi i Butrintit/ Rama-opozitës: Ju bëtë disko në kalanë e Lezhës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Menazhimi i parkut të Butrintit është bërë molla e sherrit në seancën e sotme plenare. Mes akuzash dhe ofendimesh ndaj opozitës, kryeministri Edi Rama është shprehur se sa i takon projektit për Parkun e Butrintit është shumë krenarë, ndërsa ka falenderuar fondacionin amerikan i cili ka marrë përsipër këtë projekt. Në fjalën e tij, Rama akuzoi opozitarët që kanë bërë disko në kalanë e Lezhës.

“Sot që flasim është çështja në Gjykatën e lartë për diskot në kalanë e Lezhës. Ju jeni fundi, jeni kumi te bova. S’keni lidhje, për çfarë flisni. Jeni komplet out dhe nuk mbani përgjegjësi për atë që thoni. Ju keni dhënë leje për benzinata në parqe natyrore. Lind gjenerata tjetër, sa i vjen goja e infektuar me virusin e budallallëkut. Ju vazhdoni jeni në rregull, puna juaj, fatkeqësi e madhe për të gjithë jetimët që keni lënë rrugëve. I keni bërë mish për top. Një i vdekur që e dini të gjallë, ca të gjallë se janë më të vdekur  dhe na tregoni ju si bëhet parku i Butrintit, o vdeksha unë për ju”, tha Rama.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *